“A ke klub të madh, apo jo?, debati i Gjicit me gazetarin: Jam president nderi, por ti dhe Braçe nuk më besoni…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 3, 2020 | 23:45

“A ke klub të madh, apo jo?, debati i Gjicit me gazetarin: Jam president nderi, por ti dhe Braçe nuk më besoni…

 

Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, dhe kryeredaktori i “Panorama Sport”, Jetmir Halilaj kanë zhvilluar një debat interesant dje në studion e News 24, në emisionin “Sport News Plus”. Gjici ka pasur rezerva për lajmin e publikuar në gazetë sa i përket bllokimit të merkatos së Kukësit nga FIFA. “Nuk na është bllokuar merkato. ‘Panorama Sport’, që i merr vesh e para lajmet duhet ta kishte bërë të saktë lajmin. Le që janë me vonesë një herë, se kjo ka kohë që ka ndodhur…”, ka thënë fillimisht Gjici në “Sport news Plus”.

pjimage (1)

Ja debati i plotë:


GJICI: Unë, në cilësinë e presidentit të nderit të klubit, kam folur me juristin e klubit dhe ma ka shpjeguar. Ka muaj që zhvillohet ky gjyq me ish lojtarin tone, Zderiç. Ka një vendim të FIFA-s, por ne e kemi çuar çështjen në KAS. Nuk është vendim përfundimtar ai i FIFA-s. Gazeta “Panorama Sport”, si gazeta më e madhe duhej ta dinte këtë gjë. Jetmiri, që po qesh aty në studio e di se ky nuk është vendim përfundimtar. Mirëpo e çuditshme se këta janë të parët, Jetmiri thotë që jemi të parët dhe e ka bërë lajmin pa pyetur më parë në klub. E vërteta është që ky nuk është vendim përfundimtar. Ne e kemi pasur gjithnjë një alternativë, sepse mund ta paguanim lojtarin për një vit që ai në fakt e pretendon pa të drejtë, por kemi zgjedhur të luftojmë për të drejtën tonë. Çështja është në KAS. Kjo është e vërteta.

HALILAJ: Z.Gjici, e komplikuat pak si shumë prezantimin me këtë “president nderi…”. Juridikisht mund të jetë korrekte, por e vërteta është që në klubin e Kukësit vendos Gjici dhe askush tjetër. Madje as informacionin minimal nuk të japin po nuk dhatë lejen ju. Sa i përket lajmit të bllokimit të merkatos, edhe ju vetë e pranuat që ju ka bllokuar FIFA, pjesa tjetër pastaj është procedurë. Dhe po, është e vërtetë që keni një shans në KAS, gjë që është bërë edhe në gazetë.

GJICI: Ore po pse nuk pyesni të merrni informacion të saktë? Ju jeni edhe gazeta që publikon lajmin e para. Pse nuk merrni informacion?

HALILAJ: Informacionin e kemi marrë dhe e kemi bërë. Nëse e keni fjalën për reagimin e klubit, kemi kontaktuar juristin tuaj dhe nuk është përgjigjur. Ju e keni të punësuar, merreni pyeteni, ju ka telefonuar “Panorama Sport” apo jo.

GJICI: Jo, mo nuk na e kanë bllokuar merkaton. Ne e kemi çuar çështjen në FIFA.

HALILAJ: Tani, kjo çështje u sqarua, unë jam i qartë, publiku është i qartë. A mund të flasim për gjëra sportive, sepse keni ndërruar trajnerin?
zderic

GJICI: Po, pra, por ju e vendosni në gazeta aty me të madhe që FIFA bllokon Kukësin. Tani ju duhet të jeni më të saktë.

HALILAJ: Zotëri, ju e konfirmuat vetë që ka një vendim nga FIFA. Në gazetë është saktësuar që e keni cuar çështjen në KAS…

GJICI: Po, pra por ju e bëni me të madhe aty që “bllokohet Kukësi…”.

HALILAJ: Këtë punë kemi, të publikojmë lajmet dhe ngjarjet që ndodhin. Të njëjtën gjë kemi bërë edhe me Partizanin kur iu bllokua merkato. Këtë profesion kemi ne gazetarët. Bëjmë debat sa të duash, por të mos e kthejmë në personale.

GJICI: Po më lër të flas, se duke qenë se unë nuk jam në studio, Jetmiri aty flet nga katër orë dhe unë e kam të vështirë të flas kështu.

HALILAJ: Jo, në fakt nuk flas 4 orë unë, por po ju dëgjoj.

GJICI: Ju duhet të thoni që procedura është e tillë dhe që ai lojtari po kërkon një gjë pa të drejtë, por kur shkohet në FIFA, ky institucion u jep gjithnjë përparësi futbollistëve.

HALILAJ: Të mos e bëjmë monolog… Ju dëgjova, e shpjeguat, unë vazhdoj t’i qëndroj lajmit të publikuar në gazetë, ju e dhatë mendimin. Dakord. A mund të bëjmë pyetje meqë jemi në studio televizive, apo do mbash monolog?

GJICI: Po, vazhdoni me pyetjet.
Shehi5

HALILAJ: Morët një trajner si Gega, që gëzon gjithë respektin tim, sepse përveçse një personalitet, është edhe një trajner kampion. Çështja është që hoqët Shehin në kohën kur skuadra e Kukësit u përshtat me të dhe pas pandemisë është ekipi i dytë pas Laçit për pikë të grumbulluara…

GJICI: Më bëj pyetjen…

HALILAJ: Pse e hiqni trajnerin ndërkohë që ai është përshtatur me skuadrën dhe mund të bëjmë akoma më mirë vitin tjetër? Ju të vetmin titullin që keni fituar, e keni marrë kur nuk ndërruat trajnerin, Gjokën…

GJICI: Ua shpjegova, kishim një kontratë me Shehin. Ne kishim titullin objektiv, jo kupën. Nuk u arrit objektivi, i dhamë dorën njëri-tjetrit dhe kaq.

HALILAJ: Edhe Gega këtë kusht ka?

GJICI: Kushtet e kontratës nuk ndryshojnë për trajnerët. Sigurisht. Unë ua kam dhënë gjithnjë dorën trajnerëve të rinj. Ju të “Panorama Sport” duhet ta thoni këtë. Kukësi është ndër klubet që ua ka dhënë shansin trajnerëvve të rinj.

HALILAJ: Në fakt ju keni ndërruar shumë trajnerë, por deri tani perceptimi im është që Kukësi është ndërtuar për trofe dhe ka luftuar për trofe. Bini në kundërshtim kur thoni se u jepni dorën trajnerëve të rinj, por doni edhe trofe. Për çfarë e keni skuadrën ju për të mësuar trajnerët e rinj? Është më korrekte të thoni që keni provuar të rinj e të vjetër për të fituar dhe ata që nuk ia kanë dalë kanë ikur…

GJICI: Tani, Jetmir, po të më dëgjosh me vëmendje, unë të thashë. Kemi respektuar kontratën me Shehin dhe çdo trajner tjetër. Tjetër punë pastaj që juve të gazetës u intereson ti interpretoni lajmet ashtu si doni. Unë si president nderi i Kukësit di t’ju them se kjo skuadër ka vite të tëra që luan në nivele të larta…

HALILAJ: Gjici, që kur ke filluar ta quash veten president nderi të shoh më të shqetësuar për “Panorama Sport” se sa për Kukësin. Merru me Kukësin dhe lëre gazetën. Ne kemi shumë vite të parët, edhe po dolëm ndonjëherë të dytët nuk bëhet qameti. Shiko Kukësin që të dalësh kampion vitin tjetër. Më lër mua radhën të shqetësohem për gazetën…

GJICI: Tani, nuk është fajim im që vetëm Jetmiri dhe Braçe (Erjon) nuk besojnë që unë jam vetëm president nderi te Kukësi…

HALILAJ: Po lëre tani këtë punën e presidentit të nderit… Doja të ndalesha tek fjalia juaj, kur me të drejtë thatë jeni jeni klub i rëndësishëm…

GJICI: Po, natyrisht që jemi klub i rëndësishëm. Kemi fituar trofe,, kemi bërë histori në kompeticionet europiane dhe kemi marrë pjesë rregullisht në Europë. Këto ju duhet t’I shkruani në gazetë.

HALILAJ: Këto janë shkruajtur me dhjetëra herë në gazetë. Jo sepse keni thënë ju, por sepse skuadra që drejtoni e ka merituar. Por kjo është tjetër gjë. Kur ju përmenda rëndësinë e klubit dhe tuajën, doja të shtroja disa pyetje. Nëse më lejon, më lër të mbaroj.

GJICI: Po se ju nuk i thoni këto…

HALILAJ: O zotëri, a jeni klub i rëndësishëm?

GJICI: Po.

HALILAJ: Po pse nuk e ngrini zërin kur klube të tjera nuk paguajnë lojtarët? Pse nuk e ngrini zërin që Kategoria Superiore nuk ka një sponsor gjeneral që të shtohen të ardhurat? Pse nuk ju shqetëson fakti që nuk keni ende Ligën Profesioniste? Pse nuk e ngrini zërin kur ju futen në Superiore klube pa asnjë kriter që nuk paguajnë lojtarët dhe nuk kanë asnjë strukturë? Çfarë do bësh këtë vit, do luash për titull edhe do çojë skuadrën të luajë sërish në Fushëkrujë…?

GJICI: E kemi ngritur zërin ne. Gjithmonë. Edhe sa për dijeni, Liga Profesioniste është ngritur, por juve nuk jeni informuar.

HALILAJ: Jo me letra jo… Duhet të jetë funksionale. Me letra është bërë Liga një dekadë më parë… E dini ju si është zgjedhur sekretari i Ligës? Ma thua dot kush është sekretari i Ligës?

GJICI: Po këto janë gjëra që merret edhe klubi. Ne e kemi ngritur zërin aty ku duhet. Unë jam president nderi.

HALILAJ: Akoma vazhdon me “presidentin e nderit” ti….

GJICI: Ore unë president nderi jam, nëse nuk do që ta besosh ti, kjo është punë për ty. Ti dhe Braçe nuk besoni…(qesh).
erion brace

HALILAJ: Braçen do ta ftosh në inaugurimin e stadiumit?

GJICI: Unë e kam ftuar disa herë Braçen të vijë në Kukës disa herë. Më ka thënë do vijë. Do të isha i kënaqur po të vinte. Por stadiumin i takon ta inaugurojë kryeministri.

HALILAJ: Po nëse fton Braçen, por ke edhe Dukën aty, i bie të luash me dy porta pastaj…

GJICI: Duka ka vendin e vet, ai është president i federatës. Tani unë pres që ju si gazeta më e madhe të pyesni edhe për të tjerët dhe për lajmet e tjera. Federatën aty e keni…(qesh).

HALILAJ: Po përgatiteni për Champions apo për Europa League?

GJICI: Nuk kam folur me këta të klubit, por ne shohim punën tonë. Nuk i uroj Tiranës asgjë të keqe. Tirana është e të gjithëve. Ne do të shohim punën tonë dhe do t’i bëjmë hyzmetin Europës siç ia kemi bërë përherë.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"