Milani dhe Interi derbi në merkato, interesohen për futbollistin e Bundesligës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2019 | 14:40

Milani dhe Interi derbi në merkato, interesohen për futbollistin e Bundesligës

Milani dhe Interi po kalojnë një periudhë krejt të kundërt, me zikaltërit që janë në një formë të shkëlqyer duke rivalizuar me Juventusin për titullin kampion, dhe me kuqezinjtë që kanë grumbulluar vetëm 13 pikë në 12 ndeshje të zhvilluara.milan inter

Drejtuesit e të dyja klubeve kanë filluar të mendojnë tani, për sa i përket levizjeve që do të bëjnë në merkaton e janarit. Sipas asaj që shkruan “fichajes.com”, të dyja ekipet e Milanos kanë një objetiv të njëjtë për këtë sension të merkatos.

Thuhet se objektivi i dy klubeve, është mesfushori i Aintraht Frankfurtit, Filip Kostiç. Futbollisti pëlqehet shumë nga drejtuesit e të dyja klubeve, të cilët do të përpiqen ta afrojnë atë në ekipet e tyre respektive.

kostic

Mesfushori serb ka treguar paraqitje shumë të mira në Bundesligë, dhe kjo nuk ka kaluar pa rënë në sy të dy klubeve italine, që do të provojnë ta marrin në ekipet e tyre.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"