Ra në ring pa ndjenja, boksieri amerikan ndërron jetë pas 4 ditësh në koma

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2019 | 18:27

Ra në ring pa ndjenja, boksieri amerikan ndërron jetë pas 4 ditësh në koma

Boksieri amerikan, Patrik Dei, ka ndërruar jetë ditën e djeshme, 4 ditë pas ndeshjes së tij të fundit në ring.Patrick-Day-Boxer

Gjatë një ndeshje me Çarles Konuel në ring të shtunën, 27-vjeçari ka pësuar një dëmtim në tru dhe si pasojë e kësaj ka rënë në ring pa ndjenja, teksa prej 4 ditësh ka qëndruar në koma. Megjithatë pavarësisht përpjekjeve të shumta të mjekëve, ka qenë e pamundur që boksieri të mbijetojë, teksa mbrëmjen e djeshme ka ndërruar jetë.

918a9510-ef63-11e9-be63-05ee27d22f4c

Lajmin për ndarjen nga jeta e ka njoftuar vetë menaxheri i tij, i cili në një deklaratë për mediat ka thënë: “Dei vinte nga një familje me të ardhura të mira dhe nuk bënte boks për të fituar jetesën. Por, ai e bënte pasi e dashuronte këtë sport.”

Patrick-Day-dead-1191753

Për këtë ndarje nga jeta të boksierit, ka folur edhe kundërshtari i tij, Çarles Konuel: “Nuk e mendoja kurrë se do të ndodhte kjo, e vetmja gjë që kam menduar ishte të fitoja. Nëse do mundesha do të ktheja gjithçka, askush nuk e meriton t’i ndodhë kjo gjë.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"