La Kosovën për Shqipërinë, flet mbrojtësi: Ëndërr për të luajtur me fanellën kuqezi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 26, 2021 | 23:53

La Kosovën për Shqipërinë, flet mbrojtësi: Ëndërr për të luajtur me fanellën kuqezi

Në kuadër të grumbullimit 10 ditor të Kombëtares Shpresa, ditën e sotme në konferencë para mediave ka folur, Hajdin Salihu, i cili aktivizohet me Lokomotivën e Zagrebit. Para mediave, mbrojtësi i talentuar është shfaqure i lumtur që është pjesë e kuqezinjve, teksa është shprehur se është pritur mirë në Kombëtaren U-21. Kujtojmë se në të kaluarën lojtari ka qenë edhe pjesë e të rinjve të Kosovës.

hajdin salihu

Ftesa nga Kombëtarja- “Ftesën e Kombëtares shqiptare e kam pritur shumë emocionalisht. Është kënaqësi të jesh pjesë e Kombëtares U-21 të Shqipërisë. Për mua është nder dhe krenari të vesh fanellën kuqezi. Besoj se çdo futbollist shqiptar e ka ëndërr të vëshë fanellën shqiptare.”

Niveli i grupit- “Është një grup i mirë, djemtë më kanë pritur mjaft mirë. Jemi duke punuar dhe besoj se do i arrijmë objektivat së shpejti. Niveli i skuadrës është shumë i mirë. Djemtë janë lojtarë të mirë dhe të talentuar dhe besoj se do kemi rezultate shumë të mira.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"