21 gola në dy ndeshje të zhvilluara, shikoni rezultatet në Kategorinë e Tretë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2020 | 9:57

21 gola në dy ndeshje të zhvilluara, shikoni rezultatet në Kategorinë e Tretë

Është mbyllur java e parë e fazës së dytë të Kategorisë së Tretë. Pirust për pak sa nuk ka bërë surprizën ndaj vlonjatëve të Labërisë, ndërsa Bulqiza shënoi 14 gola në portën e ekipit të Urës Vajgurore.laberia

Trajneri Gjoka i Pirustit ka bërë revolucion në ekip dhe të tijtë ishin në një ditë të shkëlqyer. Ata kanë shënuar 2 gola dhe vetëm në shtesë Labëria ka gjetur golin e fitores me Nebiun, i cili realizoi me kokë. Vlonjatët shënuan të parët me Sinajn, por në fraksionin e dytë Kristo barazoi me penallti dhe Herri i kalon në epërsi të tijtë. Kapiteni Myderozi barazon shifrat nga pika e bardhë dhe në fund Nebiu i dha fitoren Labërisë.ske

Në pjesën e dytë pati panik për portierin Spahiu, i cili doli me barelë nga fusha. Për ndeshjen Osumi-Bulqiza flet vetë rezultati 2-14. Bulqiza ka shpërthyer me gola, tripletë e Likajt, dopietë e Mollës dhe Kacës, ndërsa golat e tjerë u shënuan nga Kurti, Shkreta, Dajti, Hyseni, Brahimaj, Halili dhe Terziu. Për Osumin shënuan Çepele dhe Rizaj.

os

ren

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"