2 vëllezër kundër, Daja bën ultrasin nga tribuna. Ja pikantet e duelit Erzeni-Teuta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 18, 2023 | 18:08

2 vëllezër kundër, Daja bën ultrasin nga tribuna. Ja pikantet e duelit Erzeni-Teuta

Derbi mes Erzenit dhe Teutës u mbyll pa fitues. “Panorama Sport” ju sjell pikantet e ndeshjes së luajtur në Rrogozhinë.

bgfj

* Ndeshjen nga tribuna VIP e ndoqën presidenti i Teutës, Edmond Hasanbelliu, i shoqëruar nga homologu i tij, Agim Demorozi dhe lojtari i Bylisit, Gëzim Krasniqi.

* Trajneri i Erzenit, Alfred Deliallisi, qëndroi përgjatë të gjithë sfidës në këmbë duke kërkuar shpesh edhe ndihmën e tifozëve shijakas.

* Vëllezërit Ergys dhe Ardit Peposhi, të cilët luftuan kundër njëri-tjetrin në fushën e lojës, e mbyllën sfidën me një përqafim.

* Tek episodi i penalltisë, teksa arbitri Ferhataj priste konfirmimin e sistemit VAR, tifozët në kor u dëgjuan të thonin: “Zbato detyrat që të kanë dhënë”.

* Tifozët që kishin zgjedhur të ndiqnin Teutën numëroheshin me gishtat e njërës dorë. Ata nuk mbështetën për asnjë çast ekipin e tyre. I vetmi ultras i Teutës rezultoi Asion Daja, i cili nga tribuna VIP u pa të inkurajonte disa herë shokët e skuadrës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"