16 gola të larguar nga bardheblutë e Tiranës, por Ahmataj duhet të riparojë… prapavijën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2024 | 23:49

16 gola të larguar nga bardheblutë e Tiranës, por Ahmataj duhet të riparojë… prapavijën

Tre lojtarë i janë larguar Tiranës. Florent Hasani, Hila dhe Kaina së bashku kishin shënuar 16 gola, ose gjysmën e golave të realizuar në dy fazat e para të kampionatit. Pak a shumë Tirana ka ndryshuar të gjithë repartin ofensiv.

TIRANA

Dy të ikurit e parë nga bardheblutë ishin Hasani dhe Hila. Rapidi i Bukureshtit zyrtarizoi para vitit të ri blerjen e sulmuesit të Tiranës, Florent Hasani. Klubi Tirana përfitoi nga ky transferim 300 mijë euro neto. Gjithashtu bardheblutë kanë mbajtur edhe 10% të kartonit, në rast shitjeje të lojtarit që ikën në janar nga Shqipëria. Para disa ditësh u largua nga skuadra edhe Ardit Hila. Për Kainën kanë marrë 78 mijë euro. Bardheblutë ende nuk kanë afruar asnjë lojtar në këtë merkato dimri.

Pas largimit të Kainës katër sulmues do të luftojnë ashpër për të qenë titullarë. Skuadra ka në sulm Abazajn, Latifin, Haxhiun dhe Patrikun. Ndërkohë që veç sulmit që shënon 32 gola, Tirana duhet të riparojë pësimin e golave. Ka pësuar 26 gola si asnjëherë tjetër në 18 javë. Ahmataj ka punën më të vështirë, përveçse të çojë sulmuesit te goli, të riparojë prapavijën, pasi ky është shqetësimi kryesor i Tiranës në këtë moment.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"