15 ndeshje pa humbje me Milanin, Pioli: Dua Europën me këtë ekip

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 25, 2020 | 23:17

15 ndeshje pa humbje me Milanin, Pioli: Dua Europën me këtë ekip

Stefano Pioli ka 15 ndeshje që nuk njeh humbje dhe nuk do të kishte dashur që kjo ecuri t’i prishej dje. Trajneri kuqezi, i kënaqur, por edhe i shqetësuar pas ndeshjes me Bodo Glimtin, rivali që nxori në pah cilësi, por edhe pika të dobëta të këtij Milani.
Pioli Milan
PA IBRËN – “Kishte shumë rëndësi që të vijonim me rezultate pozitive. Vuajtjet janë pjesë e këtyre ndeshjeve, por ne u treguam të zotë duke ruajtur përqendrimin deri në fund. Vërtet mungesa e Ibrës u ndie, aq më tepër që e morëm vesh gjatë paradites, por nuk duhet harruar se jemi vetëm në ndeshjen e tretë sezonale. Mund të kishim bërë më shumë në disa situata e ndeshjen duhet ta kishim mbyllur pa qenë nevoja të rrezikonim deri në fund”.
Hakan-Calhanoglu-toro
ÇALHANOGLU – “Rritja e Hakanit është meritë e tij sepse është një lojtar bujar që punon shumë për ekipin. Nuk pretendoj të shënojë gjithmonë dy gola, por paraqitjet të tilla kam të drejtë t’i kërkoj. Është një djalë i jashtëzakonshëm me cilësi që mund të jetë një pikë referimi për çdo ekip”.
lorenzo-colombo-milan-1599727696-47069
KOLOMBO – “Lorenco kishte emocione dhe kjo u vu re. Nuk mund të ndodhte ndryshe, megjithatë është 18 vjeç e duhet vlerësuar loja e tij. Ka shumë dëshirë për të punuar dhe është i zgjuar sepse diti t’u japë vazhdimësi paraqitjeve që na ka treguar në miqësoret e verës”.
rio-Ave-Besiktas-780x470
RIVALI NË EUROPË – “Kualifikimi i Rio Aves në dëm të Beshiktashit na tregon se çfarë vështirësish kanë këto nivele. E dinim që në fillim se rrugëtimi do të ishte i ndërlikuar, por sot arritëm një rezultat të madh pa shtatë lojtarë të rëndësishëm. Për portugezët do të mendojmë më vonë, tani është koha për të përgatitur sfidën me Krotonen”.

REINOLD BAKALLI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"