15 beteja me rezultate standarde/ Derbi nuk lejon më shumë se tre gola

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 15, 2024 | 20:32

15 beteja me rezultate standarde/ Derbi nuk lejon më shumë se tre gola

Derbi nuk lejon më shumë se tre gola. Ky është bilanci i tre viteve të fundit në sfidat mes Partizanit dhe Tiranës, që kanë përfunduar me rezultate shumë standarde dhe të parashikueshme sa i përket numrit të golave.

tirana-partizani

Në 15 ndeshjet e fundit në derbi nuk janë shënuar më shumë 3 gola dhe asnjëri prej ekipeve nuk ka realizuar më shumë 2 herë. Ky është padyshim një tregues i qartë se këto përballje janë si një lojë shahu dhe gabimet janë ngjarje e rrallë.

Derbi i fundit, që e ka thyer këtë rregull të pashkruar është ai i 28 shkurtit të vitit 2020, kur Partizani pësonte një nga disfatat më të thella të viteve të fundit, duke u mposhtur 5-1. Në këto 15 beteja Partizani ka fituar 5.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"