Lufta në Gaza/ Kryeministri palestinez i dorëzon dorëheqjen presidentit Abbas, ja arsyet e vendimit

Feb 26, 2024 | 9:50
SHPËRNDAJE

Kryeministri palestinez Mohammad Shtayyeh  i dorëzuar dorëheqjen nga posti presidentit Mahmoud Abbas.

Mohammad Shtayyeh

Ai zbuloi se është dorëhequr gjatë një konference për shtyp të hënën.

Shtayyeh tha se mori vendimin për shkak të përshkallëzimit të dhunës në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe luftës në Gaza.

“Vendimi për dorëheqjen erdhi në dritën e përshkallëzimit të paprecedentë në Bregun Perëndimor dhe Jerusalem dhe luftës, gjenocidit dhe urisë në Rripin e Gazës”, tha Shtayyeh, i cili i dorëzoi dorëheqjen presidentit Mahmoud Abbas të hënën.

“Unë shoh se faza tjetër dhe sfidat e saj kërkojnë marrëveshje të reja qeveritare dhe politike që marrin parasysh realitetin e ri në Gaza dhe nevojën për një konsensus palestinezo-palestinez të bazuar në unitetin palestinez dhe shtrirjen e unitetit të autoritetit mbi tokën e Palestinës”, tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura