Banka_e_Shqipërisë.svg

BANKA E SHQIPËRISË

TENDER  I HAPUR KOMBËTAR

Banka e Shqipërisë kërkon të realizojë objektin e prokurimit: Shërbimi vjetor i mirëmbajtjes dhe riparimit të sistemit të kondicionimit në godinën qendrore të Bankës së Shqipërisë”.

“Banka e Shqipërisë fton kandidatët e interesuar, të marrin pjesë në procedurën e prokurimit “Tender i hapur kombëtar”, për realizimin e objektit të prokurimit si më sipër, me fond limit 2,200,000 Lekë”.

Kandidatët e interesuar mund të pajisen me dokumentet e tenderit, si më poshtë:

  1. Pranë Sektorit të Prokurimit të Departamentit të Administrimit, të Bankës së Shqipërisë, me adresë: Selia Qëndrore Nr. 2 e Bankës së Shqipërisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Nr. 3 , Tiranë (Ish-Hotel Dajti), Tel: 042 419 411, (ext: 214), çdo ditë me paraqitjen e përfaqësuesit të kandidatit, vetëm pasi të keni bërë paraprakisht pagesën e pakthyeshme prej 500 lekësh, pranë një banke tregtare në llogarinë e Bankës së Shqipërisë, sipas detajeve të mëposhtme:

Përfituesi:         Banka e Shqipërisë

BIC:                 STANALTR

IBAN:              AL68 1011 1008 0000 0000 2222 222L; BIC

Përshkrimi:       Blerje dokumente tenderi me objekt: “Shërbimi vjetor i mirëmbajtjes dhe riparimit të sistemit të kondicionimit në godinën qendrore të Bankës së Shqipërisë”; ose

  1. Në formë elektronike, pas paraqitjes së kërkesës nga përfaqësuesi i kandidatit, në adresën elektronike të Bankës së Shqipërisë: [email protected].

Në kërkesë duhet të citohet qartë objekti i prokurimit, emri i subjektit, NIPT-i, të dhënat e kontaktit si: adresa, numri i telefonit dhe e-mail-i ku do të dërgohen dokumentet e tenderit.

Oferta duhet të paraqitet në adresën: Banka e Shqipërisë, Selia Qëndrore Nr. 2 e Bankës së Shqipërisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Nr. 3 , Tiranë (Ish-Hotel Dajti), deri më datë 18 Korrik 2024, ora 10:00, kohë në të cilën do të hapet edhe tenderi, ku ftohen të marrin pjesë kandidatët ose përfaqësuesit e autorizuar të tyre.

Banka_e_Shqipërisë.svg

BANKA E SHQIPËRISË

TENDER  I HAPUR NDËRKOMBËTAR

Banka e Shqipërisë kërkon të realizojë objektin e prokurimit: Blerja dhe implementimi i upgrade të infrastrukturës së sigurisë në rrjetin e Bankës së Shqipërisë”.

Banka e Shqipërisë fton kandidatët e interesuar, të marrin pjesë në procedurën e prokurimit “Tender i Hapur Ndërkombëtar”, për realizimin e objektit të prokurimit si më sipër, me fond limit 63,000,000 Lekë”.

Kandidatët e interesuar mund të pajisen me dokumentet e tenderit, si më poshtë:

a.       Pranë Sektorit të Prokurimit të Departamentit të Administrimit, të Bankës së Shqipërisë, me adresë: Selia Qëndrore Nr. 2 e Bankës së Shqipërisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Nr. 3 , Tiranë (Ish-Hotel Dajti), Tel: 042 419 411, (ext: 214), çdo ditë me paraqitjen e përfaqësuesit të kandidatit, vetëm pasi të keni bërë paraprakisht pagesën e pakthyeshme prej 500 lekësh, pranë një banke tregtare në llogarinë e Bankës së Shqipërisë, sipas detajeve të mëposhtme:

Përfituesi:         Banka e Shqipërisë

BIC:                 STANALTR

IBAN:              AL68 1011 1008 0000 0000 2222 222L; BIC

Përshkrimi:       Blerje dokumente tenderi me objekt: “Blerja dhe implementimi i upgrade të infrastrukturës së sigurisë në rrjetin e Bankës së Shqipërisë”; ose 

b.      Në formë elektronike, pas paraqitjes së kërkesës nga përfaqësuesi i kandidatit, në adresën elektronike të Bankës së Shqipërisë: avaraku@bankofalbania.org.

Në kërkesë duhet të citohet qartë objekti i prokurimit, emri i subjektit, NIPT-i, të dhënat e kontaktit si: adresa, numri i telefonit dhe e-mail-i ku do të dërgohen dokumentet e tenderit.

Oferta duhet të paraqitet në adresën: Banka e Shqipërisë, Selia Qëndrore Nr. 2 e Bankës së Shqipërisë, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Nr. 3 , Tiranë (Ish-Hotel Dajti), deri më datë 05 Gusht 2024, ora 10:00, kohë në të cilën do të hapet edhe tenderi, ku ftohen të marrin pjesë kandidatët ose përfaqësuesit e autorizuar të tyre.

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, u shpreh se ishte i kënaqur me paraqitjen e skuadrës në ndeshjen e parë të saj në EURO 2024, edhe pse u mund 2-1 nga Italia.

bandicam 2024-06-15 23-46-04-043

“I zhgënjyer nga rezultati, i lumtur për paraqitjen. Nuk kemi bërë mirë në 20-25 minutat e parë, ishte shumë e vështirë për ne. Më pëlqeu që luajtëm një ndeshje ndaj një Italie që është kampione në fuqi, në një fushë të bukur dhe deri në fund ishim aty, pranë një barazimi.

Pse ndodhi? Kundërshtari është i fortë, ngarkesë emocionale, shumë pak nga gjithçka. I ndodh edhe ekipeve të mëdha, Mançesterit, Liverpulit, Realit kur kundërshtari është i fortë.

Pikë së pari duhet të falënderoj njerëzit në stadium. Ishte i mbushur me shqiptarë. Nuk duhet të harrojmë që kemi bërë një rrugëtim shumë të bukur, për të arritur këtu me shumë sakrificë në Europianin e dytë për Shqipërinë, kemi punuar 12 orë në ditë. Për skuadrën,  lojtarët, vendin. Jemi qartësisht këtu për të fituar ndeshje. Por u them edhe lojtarëve që t’u gëzohen një turneu, pranisë në një ndeshje siç është kjo në Europian”, tha Silvinjo për TV Klan pas sfidës.

PANORAMASPORT.AL

Italia mposhti Shqipërinë me shifrat 2-1 në duelin e luajtur në “Signal Iduna Park”.ITALIA“Axurrët” e nisën në mënyrë katastrofike pasi pësuan gol në sekondën e 24-të nga Bajrami pas një gabimi nga një rivënie e Dimarkos. Më pas ata e përmbysën sfidën me Bastonin dhe Barelën.

Italia ka regjistuar edhe një rekord me këtë triumf, pasi fitoi ndeshjen e saj debutuese në 4 edicione radhazi evropiane dhe botërore për herë të parë në histori.

PANORAMASPORT.AL

Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti, foli pas duelit ndaj Italisë, ku kuqezinjtë u mposhtën me rezultatin 2-1. Në prononcimin e dhënë për mikrofonin e “TV Klan”, Gjimshiti ndër të tjera deklaroi:  

bandicam 2024-06-15 23-35-58-716

“Performanca ishte OK, por nuk ishte aq e mirë, sa e kemi dashur dhe përgatitur. Ka gjëra për të përmirësuar. I kemi lënë shumë hapësira Italisë, mbërrinin shumë thjeshtë në zonën tonë. Nuk kemi shumë kohë, pas 4 ditësh luajmë kundër Kroacisë. Duhet të bëjmë ndeshje të mirë dhe t’i marrim pikë.  

Momenti më i vështirë ishte kur pësuam gol. Gjëja më pozitive e kësaj nate ishte që mbëtëm në lojë deri në fund, me pak fat mund edhe të barazonim. Duhet eksperiencë dhe punë. Nuk është e thjeshtë, kundër kombëtareve të mëdhaja që kanë kualitet, duhet të përballosh presionin dhe t’i bësh dëm kundërshtarit, sepse kështu ishte e thjeshtë për ata. 

Nuk punuam keq në mbrojtje, mungonin shumë faullat, të ndërprisnim rritmin e kundërshtarit. Kishim rritëm dhe vetbesim. Ajo është gjëra që duhet përmirësuar. 

Skuadra zbriti shumë poshtë, duhet të qëndrojmë më lartë dhe të bëjmë presion te kundërshtari. Këto gjëra duhet të përmirësohen sa më shpejt. Sot janë mundësitë për video dhe për analiza.  

Tifozeria më e bukur në botë, nuk ka shumë fjalë, dua t’i falenderoj për mbështetjen sot, një atmosferë fantastike. Shpresoj që do të jemi edhe në 2 ndeshjet e radhës dhe pse jo t’i befasojmë të gjithë”, u shpreh Gjimshiti.  

PANORAMASPORT.AL

Mesfushori i Italisë, Nikolo Barela ka reaguar për mediat italiane pas suksesit 2-1 ndaj Shqipërisë në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve të Kampionatit Evropian 2024. barela “Ishte paksa një fillim i çuditshëm, një gol i ftohtë mund të kishte bërë keq për këdo. Ne ishim mirë në kthimin, pastaj u larguam pak në fund dhe kjo është ajo që ka rëndësi për mua, sepse unë jam duke u rritur.

Ti ishe më i miri, pavarësisht se nuk ishe në gjendje të mirë…

“Në fund isha pak i lodhur, ditët e pushimit nuk më ndihmuan, u kujdesa shumë, djemtë më bënë të ndihesha i rëndësishëm dhe do të pështyj gjak për këtë fanellë”.

Turp që nuk shënuat më shumë gola dhe për vuajtjen përfundimtare?

“Ne meritonim të shënonim më shumë gola, por futbolli është i tillë. Kur lë një boshllëk golash, gjithçka mund të ndodhë. Fitorja e merituar, ne e shijojmë atë dhe presim me padurim ndeshjet e ardhshme.”

A do të jesh atje me Spanjën?

“Trajneri do të vendosë, por unë jam i disponueshëm. Do të jap gjithçka për shokët e skuadrës dhe për t’ua kthyer nderin.”

 Sot ishte një fitore me ngjyrë zikaltër.. Çfarë i thatë Bastonit?

“Ndoshta ishte goli i dytë për të me kombëtaren, jam i lumtur për të sepse e meritonte”.

PANORAMASPORT.AL

Mbrojtësi i Italisë, Rikardo Kaliafiori ka folur për Sky Sport pas fitores 2-1 kundër Shqipërisë.

asani

“Nuk ishte e lehtë të filloja me atë disavantazh goli. Mundohem të luaj ashtu siç luaj në klub, përgjegjësitë janë të ndryshme padyshim por përpiqem të mos mendoj. Emocionet janë të shumta. Sekreti është se nuk mendoj për të tjerat dhe për të marrë vetëm ndjesitë pozitive, për familjen time në tribunë apo për miqtë e mi para televizorit”, deklaroi ai.

PANORAMASPORT.AL

Mesfushori i Kombëtares kuqezi, Kristjan Asllani foli pas ndeshjes me Italinë për mikrofonin e “TV Klan”.

bandicam 2024-06-15 23-21-16-788

“Kemi patur atë rastin e fundit dhe nuk e barazuam, e gjetëm golin në fillim me Bjaramin por më pas u ulëm shuëm mbrapa dhe ne kemi vrapuar shumë por ishim një skuadër që luajtëm deri në fundi, erdhi dhe rasti i Rei por Donaruma e priti. Më vjen keq për tifozët se kanë bërë një gjë të bukur në stadium dhe jashtë tij. Ata janë të fortë, sulmuan fort, ishte e vështirë për mua dhe Ramadanin, po vraponim shumë, por ishim një grup dhe do të vazhdojmë kështu për ndeshjet e tjera. Mund të them që më vjen shumë keq për tifozët që sju dhamë një rezultat pozitiv, por futbolli kështu është, i falenderojmë me zemër dhe shpresojmë të bëjmë naj gjë më tepër këto dy ndeshje”, deklaroi Asllani.

PANORAMASPORT.AL

Shqipëria e nisi me humbje rrugëtimin e saj në Euro 2024, pasi u mposht me rezultatin 2-1 nga kampionia në fuqi e Europës, Italia, në një përballje të vendosur brenda 16 minutave të para në “Signal Iduna Park”.

shqiperia

Golin e vetëm për kuqezinjtë e shënoi Bajrami në sekondën e 23-të, ndërkohë që Bastoni dhe Barela shënuan për Italinë. 

Për sa i përket vlerësimeve të “Sofa Score”, Gjimshiti dhe Bajrami rezultojnë futbollistët me notën më të lartë, 7. 

Ndërkohë në podium gjithashtu qëndron edhe Kristjan Asllani me 6.9. Ja të gjitha vlerësimet e kuqezinjve sipas “Sofa Score”:  

WhatsApp Image 2024-06-15 at 23.18.50

PANORAMASPORT.AL

Nedim Bajrami shënoi një gol historik ndaj Italisë, teksa i mjaftua vetëm 13 sekonda për të tundur rrjetën, në duelin që u përmbys nga të kaltrit me rezultatin 2-1. Ky ishte dhe goli më i shpejtë i shënuar në të gjitha Europianet. Bajrami foli pas ndeshjes për mikrofonin e “TV Klan” duke u shprehur.  

 WhatsApp Image 2024-06-15 at 23.10.26 (1)

“E kemi ditur të gjithë që Italia është shumë e fortë. Kemi bërë të gjithë maksimumin, do të luftojmë për çdo pikë dhe për çdo top. Për ne është arritje e madhe që luajmë në Europian, do të vazhdojmë kështu. Kemi disa ditë kohë për të përgatitur ndeshjen me Kroacinë, duhet të korrigjojmë ato që nuk bëmë mirë. 

Asllani i dha një top shumë të mirë, Manaj pati një shans shumë të mirë. Duhet të vazhdojmë kështu dhe të kërkojmë golin”, u shpreh Bajrami.  

PANORAMASPORT.AL

Italia triumfoi me përmbysje 2-1 ndaj Shqipërisë në duelin e parë të Grupit B në EuropianNjë ndeshje speciale kjo për trajnerin e të kaltërve Luçiano Spaleti, i cili në moshën 65 vjeç e 100 ditë, është bërë trajneri më i vjetër italian në një ndeshje të turneut Europian.

spaleti

Xhovani Trapatoni mbante më parë rekordin, pasi ishte tre ditë më i ri kur drejtoi Italinë në një përballje me Bullgarinë në EURO 2004. 

PANORAMASPORT.AL

Italia ka mposhtur Shqipërinë me shifrat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për Grupin B në Euro 2024.WhatsApp Image 2024-06-15 at 23.02.54

Federiko Kieza është shpallur lojtari i ndeshjes falë paraqitjes së tij.

PANORAMASPORT.AL

Një moment epik u regjistrua në minutat shtesë të duelit mes Italisë dhe Shqipërisë, teksa një tifoz kuqezi u fut në fushë, duke bërë që ndeshja të ndërpritej për disa momente.  

MixCollage-15-Jun-2024-10-57-PM-5262

Ai zbarkoi drejt mesit të fushës duke mos u kapur dot nga stjuartët. Ky moment shkaktoi të qeshura tek të pranishmit, ndërkohë që tifozi shqiptar për një moment rrëshqiti duke u neutralizuar më pas nga forcat e sigurisë. Për më tepër shikoni pamjet speciale të siguruara nga gazetari i “Panorama Sport”, Kristi Sejatllari: 

SHIKO VIDEON  

PANORAMASPORT.AL

Shqipëria e nisi me një rekord historik pjesëmarrjen e saj në Euro 2024 por për fat të keq ishte vetëm për një gol, pasi në fund ishte Italia kampione në fuqi që festoi fitoren përballë kuqezinjve.

32233

LIVE ITALI-SHQIPËRI 2-1
11′ Baston, 16′ Barela / 1′ Bajrami

NGJARKET KRYESORE

87’ Muçi merr vendin e Bajramit në zëvendësimin e fundit të kuqezinjve.

84’ Pasime të gjata të italianëve në gjysmëfushën tonë, por pa gjetur hapësira për të rrezikuar Strakoshën. Ndërsa kuqezinjtë janë në pritje për një gabim të të kaltërve për të tentuar të krijojnë diçka.

83’ Skamaka dhe Dimarko i lënë vendin Darmian dhe Reteguit.

80’ Dimarko nga e majta lëshon një gjuajtje të fortë, Strakosha është në pozicion dhe kontrollon.

77’ Kieza dhe Pelegrini i lënë vendin në fushë Kambiasos dhe Kristantes në radhët e Italisë.

76’ Broja i lë vendin në fushë Manajt.

74’ Hoxha ndëshkohet me të verdhë pas një faulli ndaj Fratezit.

68’ Asani dhe Seferi lënë fushën e lojës, duke i bërë vend Hoxhës dhe Laçit.

66’ Dimarko harkon pas vijimit të një këndoreje, Di Lorenco me kokë gjen devijimin jashtë të Hysajt. (VIDEO)

64’ Barela nis Fratezin në të djathtë në fundore, kthesa e tij në qendër kalon mbi traversë. (VIDEO)

59’ Mitaj i merr topin Kiezës por pastaj e tepron me mbajtjen duke ia dhuruar në zonë, sulmuesi gjuan por për fat nuk gjen portën e Strakoshës. (VIDEO)

56’ Strakosha ndal mirë Fratezin e nisur drejt portës, futbollisti i të kaltërve sinjalizohet në pozicion jashtë loje. (VIDEO)

52;’ Asllani ekzekuton një goditje dënimi, Bastoni e ndal në murin mbrojtës. (VIDEO)

50’ Faull i Kalafiorit ndaj Brojës, me futbollistin italian i cili ndëshkohet me karton të verdhë., më pas edhe Broja për një gjuajtje me bërryl gjatë aksionit. (VIDEO)

49’ Harkim nga e djathta drejt qendrës, Dimarko për fat nuk ka kontaktin e duhur me topin që largohet.

47’ Skamaka gjuan nga jashtë zonës, por godet një shok të skuadrës që i zë rrezen e portës.

46’ Nis pjesa e dytë pa zëvendësime mes palëve.

 

45’+3’ Mbyllet pjesa e parë me rezultatin 2-1 për Italinë.

45’+1’ Kieza nis topin në qendër nga e djathta, Pelegrini me nj3ë devijim në zonë nuk gjen portën. (VIDEO)

45’ Jepen 3 minuta shtesë.

44’ Asani merr topin në të djathtën dhe krijon hapësirën për të majtën e tij, por sfera nuk gjen katërkëndorin. (VIDEO)

40’ Skamaka merr topin në të djathtën dhe gjuan, por këtë herë gjen Strakoshën e vëmendshëm i cili bllokon rrezen dhe çon sferën në këndore. (VIDEO)

39’ Përsëri top i futur në zonë nga e majta, Gjimshiti largon sferën.

34’ Kombinim i Skamaka me Fratezin në të djathtën, gjuajtja e tij devijohet nga Strakosha dhe topi përplaset në shtyllë, duke shmangur golin e tretë. (VIDEO)

30’ Një harkim nga e djathta e sulmit gjen Skamakan i cili provon gërshërën në shtyllën e dytë, por pa sukses.

28’ Qarkullim i gjatë i topit i italianëve pranë zonës kuqezi në këto minuta, Seferi në fund zgjidh gjithçka duke fituar një anësore.

24’ Italianët tërhiqen pak duke tentuar tashmë të nisin aksione nga krahët, sidomos me Dimarkon e Kiezën.

21’ Broja niset në kundërsulm por ndalet në mënyrë të parregullt nga Pelegrini i cili ndëshkohet me karton të verdhë.

16’ Sulmet e vazhdueshme të italianëve sjellin golin e dytë. Asani largon topin në mënyrë të gabuar dhe Barela falënderon duke gjuajtur në rrjetën e Strakoshës. (VIDEO)

16’ Dimarko nga e majta nis një top të rrezikshëm në zonë, Gjimshiti largon sferën para portës.

11’ Gjuajtja e parë në portë dhe Italia gjen golin e barazimit. Pas një goditje këndi, Bastoni me kokë çon sferën në rrjetë. (VIDEO)

8’ Në zhvillimin e një goditje këndi, Gjimshiti ka mundësinë të gjuajë fluturimthi, por nuk gjen kontaktin me topin.

8’ Asani nga e djathta provon të gjejë portën, Di Lorenco me kokë largon topin në këndore

7’ Të kaltrit janë që tani në sulm për të barazuar shifrat duke zhvendosur lojën pranë portës tonë, Mitaj me një pasim në zonë rrezikon por topi nuk arrin të gjejë katërkëndorin fatmirësisht pas një diagonaleje të Barelës.

2’ Italia mundohet të krijojë menjëherë rast të rrezikshëm me Kiezën i cili gjuan por nuk gjen portën kuqezi. (VIDEO)

1’ GOOOL SHQIPËRIA! Sulm i shpejtë në krahun e djathtë dhe Bajrami me një predhë gjen golin e parë (VIDEO).

1’ Nis dueli në Dortmund.

FORMACIONET ZYRTARE

ITALIA: Donaruma, Bastoni. Kalafiori, Dimarko, Di Lorenco, Zhorzhinjo, Barela, Pelegrini, Fratezi, Kieza, Skamaka.

Trajner: Luçiano Spaleti

SHQIPËRIA: Strakosha, Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Bajrami, Asani, Seferi, Broja.

Trajner: Silvinjo
sdffdsfdsfdssfdfdsfsdfdsfsd

asddsadasadsdasdasads

PANORAMASPORT.AL

Përpjekja për të humbur peshë mund të jetë një udhëtim i vështirë, veçanërisht nëse po përpiqeni të hiqni dorë nga të gjitha ushqimet që ju pëlqejnë.

muskujtebarkut-780x461

Dhe ky është një gabim që njerëzit bëjnë zakonisht kur përpiqen të humbasin peshë.

Por a e keni menduar ndonjëherë se çfarë mund të ndodhë nëse përqendroheni tek ato ushqime që mund të shtoni në vend të atyre që duhet të hiqni?

Cili është fruti më i mirë që ndihmon në reduktimin e peshës rreth barkut?

Frutat janë një ushqim i shëndetshëm, i shijshëm dhe i ëmbël, që mund t’ju ndihmojnë për të humbur peshë.

Kjo veçanërisht nëse dëshironi të humbisni yndyrën e barkut. Sipas dietologëve, një nga frutat më të mira që mund të konsumoni për një bark të sheshtë është molla!

Konsumi i një molle në ditë mund të bëjë më shumë sesa të mbajë mjekun larg, pasi ato janë të mbushura me flavonoide dhe fibra të shëndetshme që mund të ndihmojnë në djegien e yndyrës së barkut.

Mollët janë të shëndetshme për arsye të ndryshme, duke përfshirë aftësinë e tyre për të ndihmuar në uljen e kolesterolit, menaxhimin e presionit të gjakut, përmirësimin e shëndetit të zorrëve dhe parandalimin e yndyrës së barkut.

Këto fruta janë veçanërisht të pasura me fibra pektinë, e cila bën dy gjëra: nxit ngopjen dhe mund të ngadalësojë metabolizmin tuaj sepse fibrat e pektinës shpërbëhen ngadalë.

Pra, padyshim që kur ndihemi të ngopur, nuk do të keni nevoje të konsumoni më tepër ushqim, shto këtu edhe faktin se mollët janë të ulëta në kalori dhe sheqer.

Por mollët janë të larta edhe në polifenole, të cilat përmbajnë antioksidantë të dobishëm që ndihmojnë në menaxhimin dhe kontrollin e peshës.

Sipas një studimi konsumi i rregullt i mollëve lidhet me humbjen e peshës tek individët që tashmë konsiderohen “mbipeshë”.

Po ashtu, disa studime japoneze zbuluan se polifenolet tek molla mundësonin një reduktim të yndyrës që rrethon organet e barkut. Dhe së fundi, mollët gjithashtu mund të nxisin humbjen e yndyrës në bark sepse janë një zëvendësues i mirë i ushqimeve me sheqer.

Për shkak se konsumi i vazhdueshëm dhe i lartë i sheqerit të përpunuar lidhet me shtimin e yndyrës së barkut, kosnumi i sheqerit nga burime natyrale si mollët mund të ndihmojë në kontrollin e peshës.

Shqipëria e Madhe nuk ka munguar as në ndeshjen e sotme të Kombëtares shqiptare në Dortmund përballë Italisë, për Euro 2024.

nedim bajrami shqiperi itali ndeshja euro 2024 (1)

Një tifoz shqiptar ka shpalosur në stadiumin e Dortmundit një banderolë që tregonte territoret e Shqipërisë së Madhe, ku përfshihej Kosova, Lugina e Preshevës, territoret në jugun e Malit të Zi si edhe Greqinë veriperëndimore, Korfuzi, Janina, Grevena dhe Follorina.

shqiperia e madhe dortmund

Po ashtu, tifozi kuq e zi Mergim Gallopeni ka shëtitur krenar edhe rrugëve të Dortmundit me hartën e Shqipërisë së madhe, u është shoqëruar nga bashkëkombësit e tij, që përgatiteshin për përballen e Kombëtares kundër Italisë.

Kur bateria e telefonit tuaj është duke “dhënë shpirt”, pra është më pak se 20% ose 10%, ka diçka që mund ta bëni nëse doni që ta zgjasni jetëgjatësinë e baterisë pak më shumë.

5666

Ju duhet ta vendosni atë në modalitetin me energji të ulët për t’i kursyer vetes vrapin deri në shtëpi për te karikuesi ose për të kërkuar një të tillë borxh diku rrotull.

Është një truk fare i shpejtë dhe i lehtë ku iOS (sistemi operativ) kufizon ose çaktivizon veçoritë për të ndihmuar baterinë të zgjasë pak më shumë.

Çfarë është modaliteti me fuqi të ulët?

Modaliteti me energji të ulët është një cilësim i iOS që çaktivizon disa veçori të telefonit për të kursyer ngarkesën e baterisë kur është e ulët. Telefoni juaj do t’ju pyesë nëse dëshironi të aktivizoni modalitetin me energji të ulët kur bateria juaj të bjerë nën 20%, dhe pastaj përsëri nën 10%.

Ekspertët thonë se ky lloj modaliteti zvogëlon sasinë e energjisë që përdor telefoni për ta bërë atë që të zgjasë sa më gjatë. Mund ta dalloni kur jeni në modalitetin me energji të ulët sepse ikona e baterisë do të jetë e verdhë.

Çfarë veçorish çaktivizon modaliteti me energji të ulët?

-Çaktivizon 5G (përveç publikimit të videove)

-Fik ekranin e celularit pas 30 sekondash pasiviteti

– Ul ndriçimin e ekranit

-Ul shpejtësinë e rifreskimit të ekranit

-Eliminon disa efekte vizuale

-Ndalon sinkronizimin e iCloud Photos

-Pezullon shkarkimet automatike

-Ndalon marrjen e emaileve

Modaliteti i ulët i energjisë çaktivizon gjithashtu shikimin e videove me cilësi të lartë, çaktivizon ekranin dhe hapjen automatike të videove.

Si ta aktivizoni modalitetin me energji të ulët në celular?

Mund ta aktivizoni manualisht duke shkuar te Settings më pas Battery dhe duke aktivizuar modalitetin me energji të ulët. Por, mund të aktivizoni edhe nëpërmjet Siri-t.

Italia shënoi dy gola në pjesën e parë të ndeshjes së sotme përballë Shqipërisë, duke gjetur rrugën e rrjetës me futbollistët Bastoni e Barela në minutat 11 dhe 16 të pjesës së parë.

bandicam 2024-06-15 21-17-51-870

Këto dy gola shërbyen për të përmbysur avantazhin e shpejtë të Bajramit për Shqipërinë, por edhe për të shkruar historinë për klubin e tyre, Interin.

Mund të duket e çuditshme por kjo është hera e parë në historinë e Kampionatit Europian, që dy futbollistë të Interit shënojnë në të njëjtën ndeshje, duke e bërë të veçantë këtë sfidë për klubin zikaltër.

PANORAMASPORT.AL

Mijëra francezë marshuan në Paris dhe qytete anembanë Francës të shtunën për të protestuar kundër partisë së të djathës së skajshme, Bashkimi Kombëtar (RN) përpara zgjedhjeve të ardhshme për parlamentin francez.

ffffff

Pas fitores së Bashkimit Kombëtar në zgjedhjet e së dielës së kaluar për Parlamentin Europian, policia tha se 350,000 njerëz pritej të marshonin dhe 21,000 punonjës rendi u mobilizuan, pasi sindikatat e punës, grupet studentore dhe të drejtave të njeriut bënë thirrje për protesta kundër partisë që kundërshton emigracionin.

Të paktën 150 marshime priteshin në qytete si Marseja, Tuluza, Lion dhe Lil.

Në Paris, policia tha në protesta morën pjesë rreth 75,000 njerëz.

Sipas sindikatës Konfederata e Përgjithshme e Punës (CGT), që u citua nga televizioni BFM, 250,000 vetë marshuan në Paris dhe 640,000 gjithsej në të gjithë vendin. Policia tha se kishte arrestuar shtatë persona në Paris. Sipas të dhënave të organeve të rendit, rreth 217,000 demonstrues morën pjesë në protestat në të gjithë Francën.

Duke folur në sheshin “Place de La Republique”, udhëheqësja e sindikatës CGT Sophie Binet u tha gazetarëve se “ne po marshojmë sepse jemi jashtëzakonisht të shqetësuar se (kryetari i të djathës së skajshme) Jordan Bardella mund të bëhet kryeministri i ardhshëm… Ne duam ta parandalojmë këtë fatkeqësi “, u shpreh ajo.

Carol-Ann Juste, studente 22-vjeçare që marshoi në Paris, tha se ishte hera e parë që merrte pjesë në një protestë. Ajo tha se donte të “luftonte për të bërë të mundur që Franca të vazhdonte të ishte një vend i të drejtave të njeriut, lirisë dhe tolerancës”.

QEVERIA E ARDHSHME

Në të njëjtin marshim, Cecilia Lormeau, mësuese 34-vjeçare e cila tha se ka në plan të votojë për Frontin Popullor, një aleancë e partive të krahut të majtë, tha se “është e rëndësishme të tregojmë se jemi të mobilizuar dhe se Bashkimi Kombëtar nuk përfaqëson shumicën e popullit”.

Presidenti Emmanuel Macron thirri zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që do të mbahen në dy raunde më 30 qershor dhe 7 korrik, pasi aleanca e tij e qendrës u mposht nga Bashkimi Kombëtar në votimet për Parlamentin Evropian të dielën e kaluar.

Sipas një ankete të fundit nga “OpinionWay-Vae Solis” të publikuar të shtunën, Bashkimi Kombëtar pritet të fitojë zgjedhjet me rreth 33% të votave, por jo të mjaftueshme për të formuar e vetme një qeveri. Fronti Popullor pritet të marrë 25 për qind të votave ndërsa partia e zotit Macron mund të sigurojë rreth 20 për qind të votave./VOA

Nedim Bajrami shënoi një gol historik ndaj Italisë, që rezulton më i shpejti në të gjitha Europianet. Vetëm 23 sekonda i mjaftuan mesfushorit shqiptar për të tundur rrjetën ndaj italianëve, duke çuar peshë zemrat e miliona tifozëve shqiptarë anë e mbanë botës.  

bajrami goli

Tashmë Bajrami kryeson listën, teksa në vend të dytë ndodhet rusi Dmitri Kiriçenko, i cili shënoi pas 1 minute e 5 sekonda në ndeshjen Rusi-Greqi të vitit 2004, në podium gjithashtu ndodhet edhe Emil Foresber, i cili në Europianin e vitit 2021 shënoi ndaj Polonisë pas 1 minute e 22 sekonda.  

LISTA E PLOTË:  

00:23 – Nedim Bajrami (Albania vs Italy on 15 June 2024) 

01:05 – Dmitri Kirichenko (Russia vs Greece on 20 June 2004) 

01:22 – Emil Forsberg (Sweden vs Poland on 23 June 2021) 

01:39 – Yussuf Poulsen (Denmark vs Belgium on 17 June 2021) 

01:40 – Robert Lewandoëski (Poland vs Portugal on 30 June 2016) 

01:57 – Luke Shaw (England vs Italy on 11 July 2021) 

01:58 – Robbie Brady (Republic of Ireland vs France on 26 June 2016) 

02:08 – Sergei Aleinikov (USSR vs England on 18 June 1988) 

02:14 – Alan Shearer (England vs Germany on 26 June 1996) 

02:14 – Petr Jirácek (Czech Republic vs Greece on 12 June 2012) 

WhatsApp Image 2024-06-15 at 21.33.49

PANORAMASPORT.AL

Moderatorja Roza Lati festoi dy ditë më parë ditëlindjen, ku mblodhi në një darkë të afërm e miq të saj, ku të pranishëm ishin edhe disa nga banorët e BBV3, me të cilët ajo ruan raporte të mira.

rike-roci-dhe-roza-lati-3kjpjkmf2emy6x85t9mku8

Ajo që u vu re ishte mungesa e Rike Roçit, e cila ka pasur një marrëdhënie të afërt me Rozën si para BBV, edhe gjatë eksperiencës së tyre në reality show.

Mungesa e Rikes në festë dhe mungesa e një urimi publik nga ana e saj, ngriti dyshimet se miqësia mes dy vajzave ishte krisur, por ish-banorja e BBV ka mohuar diçka të tillë.

Së fundmi, e ftuar në “Top Arena” Rikja teksa u pyet nëse ka ndodhur diçka mes saj dhe Rozës tha se e ka shumë xhan dhe shoqe Rozën dhe e ka uruar privatisht pavarësisht faktit që nuk ishte prezente tek ditëlindja e saj.

Ajo është shprehur se arsyeja e mungesës së saj ishin disa angazhime të saj.

Shqipëria kaloi e para në avantazh ndaj Italisë në ndeshjen hapëse të tyre në Kampionatin Evropian 2024, e vlefshme për grupin B.

bajrami-1-780x439

Në aksionin e parë të ndërtuar Shqipëria arriti që të shënojë me anë të Nedim Bajramit i cili realizoi për 1-0 pas gabimit të Dimarkos.

Goli i Nedim Bajramit pas 23 sekondash, është goli më i shpejtë i shënuar ndonjëherë në Europian.


PANORAMASPORT.AL

Departamenti Amerikan i Shtetit, ka vendosur sanksione ndaj Tsav 9, një grup i dhunshëm, ekstremist izraelit, i cili bllokoi hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza dhe madje sulmoi kamionët.

gaza_food

Sipas The Guardian, në vendimin thuhet se anëtarët e grupit bllokuan kalimin Kerem Shalom, i cili tani është i vetmi vendkalim përmes të cilit mund të furnizohen palestinezët, u vunë flakën kamionëve dhe plagosën shoferët dhe ushtarët e Forcat e Armatosura të Izraelit.

Incidenti ndodhi në fillim të këtij viti, kur njerëzit në Gaza, si tani, nuk kishin qasje të lehtë në ushqim.

“Për muaj të tërë, individë nga Chav 9 janë përpjekur vazhdimisht të pengojnë dërgimin e ndihmave humanitare në Gaza, duke përfshirë bllokimin e rrugëve, (por) ndonjëherë (gjithashtu) me dhunë,” tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të SHBA-së, Matthew Miller.

Në një sulm që thuhet se ndodhi në mes të majit, anëtarët e Chav 9 plaçkitën dhe vunë zjarrin dy kamionëve pranë Hebronit në Bregun Perëndimor që transportonin ndihma humanitare të destinuara për njerëzit në Gaza.

Në përgjigje, organizata i quajti sanksionet “tronditëse” dhe tha se ato “shkojnë kundër çdo vlere amerikane dhe liberale”, ndërsa pretendoi gjithashtu se Hamasi devijon “një pjesë të madhe” të ndihmave të dërguara në Gaza, por këto pretendime nuk kanë bazë.

Veprimet e grupit kanë shkaktuar zemërim ndërkombëtar, por brenda Izraelit ka mbështetje të gjerë për veprimet e tyre.

Në fillim të këtij viti, sondazhe të ndryshme treguan se shumica e izraelitëve besojnë se dërgesat humanitare në brez duhet të ndalohen ose kufizohen, raporton The Guardian.

Mishi kokra, për të gjithë tifozët shqiptarë anë e mbanë botës, në momentin e ekzekutimit të himnit, në duelin e parë të këtij Europiani për kuqezinjtë.  

WhatsApp Image 2024-06-15 at 20.58.27

Gazetari i “Panorama Sport”, Kristi Sejatllari, përcjell emocionet live të këtij momenti fantastik, teksa nuk mungon as koreografia e tifozëve kuqezinj. Për më tepër shikoni momentet emocionuese:

VIDEO + VIDEO 

PANORAMASPORT.AL

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit.

Ilir meta

Në një reagim në rrjetet sociale, Meta u ka uruar të gjithë shqiptarëve shumë shëndet, lumturi, begati, dashuri dhe paqe në familjet e tyre.

“Të bashkuar rreth vlerave më të mira njerëzore e hyjnore, rreth familjes e kombit ne do t’ia dalim, pavarësisht kostove e sfidave që kërkohen!”, shprehet Meta.

Reagimi i plotë

GËZUAR KURBAN BAJRAMIN! 🤲🇦🇱

Ju uroj përzemërisht besimtarëve dhe të gjithë shqiptarëve shumë shëndet, lumturi, begati, dashuri dhe paqe në familjet tuaja!

Kurban Bajrami është përkujtimi i shëmbëlltyrës sublime të sakrificës për jetën dhe lirinë.

Kjo Festë e Shenjtë na nxit të jemi gjithmonë të gatshëm të bëjmë sakrifica për Atdheun e të mirën e përgjithshme, të ngrihemi mbi interesat personale për interesin e përbashkët kombëtar, për të shëruar njëherë e përgjithmonë plagët e thella të shoqërisë tonë, varfërinë, korrupsionin, polarizimin e tejskajshëm, arrogancën dhe padrejtësinë.

Të bashkuar rreth vlerave më të mira njerëzore e hyjnore, rreth familjes e kombit ne do t’ia dalim, pavarësisht kostove e sfidave që kërkohen!

Të gëzojmë së bashku duke ndarë të mirat tona tek të pamundurit e njerëzit në nevojë dhe të mos harrojmë porosinë e fundit të Profetit në fjalimin e lamtumirës: “Kurrë mos shkelni të drejtën dhe nderin e dikujt”.

Nga mot Gëzuar!

Kapiteni legjendar i Kombëtares, Lorik Cana ka folur për Klan TV në prag të ndeshjes Itali – Shqipëri. Ai është shprehur entuziast para tifozëve të shumtë, ndërsa shton se lojtarët në fushë duhet të sulmojnë dhe mos kenë frikë.  

CANAAA

“Çdo shqiptar ndihet krenar, këto ndjenja vetëm futbolli t’i jep. Ne në fushë i kemi përjetuar në një gradë tjetër. Kjo është magjia e futbollit. Asnjë event tjetër nuk i bënë bashkë kaq shumë shqiptarë nga shumë vende.  

Kemi grupin më të vështirë, nuk kemi presion. Duhet të luajmë në nivelin tonë më të mirë. Mos të luajmë me pishmane.  

Ne betejën e fituam që jemi këtu. Beteja në tribunë është e fituar në mënyrë të jashtëzakonshme. Duhet t’i godasim mos kemi frikë”, u shpreh Cana.  

PANORAMASPORT.AL

Ylber Ramadani mendon se kuqezinjtë duhet të bëjnë maksimumin sot ndaj Italisë për të marrë një rezultat në fushën e lojës ndaj Italisë. Ai foli për UEFA-n pak minuta para sfidës, duke treguar emocionet për atmosferën elektrizuese në stadium.

bandicam 2024-06-15 19-51-06-566

“Është atmosferë mahnitëse. Është hera e parë që bëj video në stadiume, është hera e parë dhe po bëj video dhe shpresoj që në fund të kemi një rezultat të mirë për ta.

Padyshim do të jetë e vështirë, por e dimë dhe do të shkojmë të japim gjithçka në fushë, Nuk ka rëndësi se kush luan. Jemi një ekip i mirë dhe duhet ta tregojmë edhe në fushë”, tha mesfushori i kuqezinjve pak minuta para ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

Ish-sulmuesi i Kombëtares, Igli Tare, foli nga stadiumi i Dortmundit, në prag të duelit Shqipëri-Itali, ku u shpreh optimist për një rezultat pozitiv. Në prononcimin e dhënë për mikrofonin e “TV Klan”, Tare ndër të tjera deklaroi.  

tare

“Më vjen të qaj, sepse doja të isha dhe unë në fushë sot. Një fitore sot do të ishte fitorja më e bukur në të gjithë historinë e kombit tonë. Sot është një ndeshje shumë e rëndësishme. Duhet të japim maksimumin, sepse ky publik e meriton që skuadra të dalë me një rezultat pozitiv. 

Në qoftë se skuadra do të luajë në bllok do të jetë më pozitive. Italia do të luajë një lojë ofensive. Në qoftë se mbajmë intesitetin e lojës të lartë. Broja mund t’i krijojë probleme skuadrës italiane”, deklaroi Tare.  

PANORAMASPORT.AL

 

Tifozët shqiptarë kanë pushtuar stadiumin “Signal Iduna Park”, teksa afro 50 mijë kuqezinj janë të pranishëm në mbështetje të Kombëtares, në prag të duelit me Italinë. 

shqiperia tifozet

Në videon e gazetarit të “Panorama Sport”, Kristi Sejalltari nga stadiumi i Dortmundit, shihet qartë pushtimi i ngjyrave kuqezi, teksa është e vështirë të dallosh tifozët italianë që në këtë duel janë në minorancë të theksuar.

fbl-euro-2024-match04-ita-alb

Pamje me të vërtet spektakolare, që të bëjnë krenarë. 

SHIKO VIDEON   + VIDEO

PANORAMASPORT.AL

Ish-kryeministri Sali Berisha ka uruar të gjithë shqiptarët për festën e Kurban Bajramit.

WhatsApp Image 2024-06-15 at 20.15.23
“Shpresoj që çdo sakrificë të pranohet nga i gjithëfuqishmi dhe t’u kthehet në mirësi”, tha Berisha ndër të tjera.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta.

Mirënjohjen më të pakufishme ndaj jush qëndrestare dhe qëndrestare të lirisë, shpresës dhe guximit.

Në emër tuaj, në emër të PD, më së pari dua të uroj besimtarët myslimanë kudo që janë sot, në Shqipëri dhe jashtë saj në këtë natë të shenjtë të Kurban Bajramit.

Nga zemra uroj të gjithë ata dhe çdo shqiptar që çdo sakrificë të pranohet nga i gjithëfuqishmi dhe t’u kthehet në mirësi për vete, familjen dhe vendin e tyre.

Det kuqezi në stadiumin “Signal Iduna Park” të Dortmundit, teksa bëhet gati për të filluar supersfida mes Italisë dhe Shqipërisë e vlefshme për Europianin 2024. 

bandicam 2024-06-15 20-18-47-330

Të parët që zbritën në fushën e blertë ishin portierët respektivë. Ndërkohë në momentin që në fushë dolën lojtarët shqiptarë, një atmosferë elektrizuese u krijua nga tifozët kuqezinj. Duket sikur stadiumi oshtiu nga koret e shqiptarëve.  

“O sa mirë me qenë shqiptarë oe oe”, ishte fraza që u dëgjua menjëherë në stadiumin e Dortmundit, me lojtarët që përshëndetën menjëherë me duartrokitje sportdashësit shqiptarë. Për më tepër shikoni pamjet: 

VIDEO  

PANORAMASPORT.AL

Një atmosferë elektrizuese në shkallët e stadiumit të Dortmundit, në prag të duelit mes Italisë dhe Shqipërisë. Teksa të parët që zbritën në fushë ishin dy portierët respektivë, Donaruma dhe Strakosha.  

bandicam 2024-06-15 20-16-07-976

Dominim absolut i ngjyrave kuqezi, me tifozët shqiptarë që janë në maxhorancë dhe bëjnë ligjin.  

SHIKO VIDEON 

PANORAMASPORT.AL

14 qershori, dita e takimit të liderëve të G7-ës në Pulia të Italisë, ka qenë një ditë e veçantë për kancelarin gjerman Olaf Scholz, i cili festonte ditëlindjen.

g7_italia

Krerët e shteteve nuk e lanë Scholz -in pa e uruar për ditëlindjen e tij, ku fillimisht ka qenë Ursula von der Leyen që i ka shpjeguar presidentit francez se i kanë kënduar kancelarit gjermane urime ditëlindjen teksa udhëtonin me helikopter.

Kur presidenti amerikan u afrua, Emmanuel Macron shpejtoi të shpjegonte se ishte ditëlindja e Soltz, e Joe Biden tha më pas se familja Biden gjithmonë këndon urime ditëlindjen.

Kështu liderët e G7 filluan t’i këndojnë Olaf Scholz -it urime ditëlindjen në anglisht.

Kujtojmë se vendet pjesëmarrëse janë SHBA-ja, Kanadaja, Gjermania, Italia, Britania e Madhe, Bashkimi Evropian dhe Japonia.

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta në një takim me strukturat drejtuese të të rinjve të Partisë së Lirisë në Fier deklaroi se Shqipëria sot është një narko-ekonomi.

Metaaa
Meta theksoi se duhet t’i japim fund politikës që largon rininë nga vendi. Sipas Metës, Fieri dhe mbarë vendi kanë nevojë për ndryshim dhe se ndryshimi do të vijë.

Ilir Meta: Kjo është narko-ekonomi. Kullat në Tiranë janë bërë me para droge. Pse nuk bëhet zonë industriale në Fier dhe të rinjtë të punojnë këtu? T’i japim fund politikës, që synon largimin e rinisë nga Shqipëria.

T’ju hapet rruga të rinjve, që kanë mendimet e tyre për vendin, që kërkojnë më shumë. Duhet të merrni në dorë fatet tuaja. Çfarë është kjo “prindi 1” dhe “prindi 2”. Ne do i japim drejtim tjetër Fierit. Të ndezim shpresë të jashtëzakonshme tek të rinjtë e Shqipërisë.

Spanja ka mposhtur Kroacinë me shifrat 3-0 në ndeshjen e parë të Grupit B, e vlefshme për Euro 2024.

Carvajal

Goli i parë erdhi nga Alvaro Morata falë pasimit të Fabian Ruiz. Pas 3 minutash ky u fundit realizoi një supergol. I treti u shënua nga Karavahal në fund të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë, Petkoviç shënoi për Kroacinë por goli iu anulua nga arbitri pas rishikimit në VAR.

Me këtë fitore Spanja, renditet në vendin e parë ndërsa në orën 21:00 do të luhet ndeshja tjetër e Grupit B, Itali-Shqipëri.

LIVE

SPANJË 3-0 KROACI

29′ Morata, 32′ Ruiz, 45+2 Carvajal

NGJARJET KRYESORE

90’+6′ Mbyllet sfida, fiton Spanja!

90′ Akordohen 5 minuta shtesë.

87′ Largohen Jamal dhe Rodri, ka minuta për Ferran Torres dhe Zubimendin.

79′-81′ Petkoviç gabon nga pika e bardhë e penalltisë, por më pas shënon nga një pasim i shokut të skuadrës. Pas rishikimit në VAR, arbitri iu heq golin. (VIDEO) (VIDEO)

78′ Rodri ndëshkohet me karton të verdhë pasi ndërhyn ndaj Petkoviç në zonë. Ka penallti për Kroacinë. (VIDEO)

72′ Daliç nxjerr nga loja Kramariç dhe e zëvendëson me Petkoviç.

67′ Merr fund ndeshja për Moratën dhe Uilliams, në lojë futen Ojarzabal dhe Merino.

65′ Modriç dhe Kovaçiç lënë fushën e lojën për Pasaliç dhe Suçiç.

59′ Pedri lë fushën e lojës, ka minuta për Dani Olmo.

56′ Largohet Budimir, në lojë futet Perisiç.

56′ Kroatët provojnë të shënojnë dhe të përfitojnë nga rrëmuja në zonë por Unai Simon është i pakalueshëm. (VIDEO)

52′ Lamin Jamal merr një pasim të saktë në zonë dhe gjuan drejt këndit të poshtëm të majtë, por Livakoviç tregon aftësitë e tij dhe bën një pritje të shkëlqyer për ti mohuar golin. (VIDEO)

46′ Nis pjesa e dytë pa ndryshime.

45’+2′ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin e trefishtë të Spanjës!

45’+2′ GOOOL SPANJA 3-0/

45′ Akordohen 2 minuta shtesë!

42′ Josko Gvardiol pason topin afër shtyllës së djathtë, Budimir nuk arrin ta kapë topin dhe të shënojë duke shpërdoruar një shans të artë për Kroacinë. (VIDEO)

39′ Pedri nuk ndjehet mirë dhe merr ndihmën e mjekëve, mesfushori i Spanjës është në gjendje të vazhdojë lojën.

34′ Brozoviç gjuan drejt cepit të portës, por është i pafat pasi Unai Simon ndalon topin në këndi e poshtëm të djathtë. (VIDEO)

32′ GOOOL SPANJA 2-0/ Pedri bën një pasim të mirë dhe zgjedh Fabian Ruiz brenda zonës, ky i fundit me shpejtësi bën një goditje e cila shkon në këndin e poshtëm të djathtë dhe e lë portierin të pafuqishëm për të reaguar. (VIDEO)

29′ GOOOL SPANJA 1-0/ Fabian Ruiz i jep një pasim fantastik Alvaro Moratës, ky i fundit gjuan me një gjuajtje të shkëlqyer të ulët në mesin e rrjetës. (VIDEO)

22′ Budimir gjuan një top të gjatë drejt portës, por Unai Simon bën një pritje të shkëlqyer. (VIDEO)

21′ Minuta të qeta nga të dyja skuadrat, ka qarkullim të topit në mesfushë.

7′ Morata godet drejt këndit të poshtëm djathtas, por Livakoviç është i pozicionuar mirë dhe bën një pritje të rehatshme. (VIDEO)

1′ Starton dueli!

FORMACIONET ZYRTARE

SPANJA: Simon, Kukureja, Naço, Le Normand, Karvahal, Pedri, Rodri, Ruiz, Niko Uilliams, Morata, Lamin Jamal

Trajner: Luis De la Fuente

KROACI: Livakoviç, Stanisiç, Sutalo, Pongraçiç, Gvardiol, Kovaçiç, Brozoviç, Modriç, Majer, Budimir, Kramariç

Trajner: Zlatko Daliç

dsg

PANORAMASPORT.AL

Teksa jemi vetëm pak minuta larg ndeshjes së madhe mes Shqipërisë dhe Italisë, e cila do të luhet në Dortmund, në stadiumin “Signal Iduna Park”, lojtarët e të dyja kombëtareve kanë mbërritur në stadium.

WhatsApp Image 2024-06-15 at 7.34.30 PM

Po ashtu tribunat kanë filluar të mbushen me tifozë, ndërsa deri më tani është i pushtuar vetëm nga tifiozët shqiptarët.

Në shkallët e stadiumit është evidentuar një tifoz tepër i veçantë, i cili personifikon heroi tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Sic është parlajmëruar në ndeshjen e sotme pritet të jenë më shumë  se 50 mijë shqiptarë, ndërsa  rreth 10 mijë do të jetë italianë.

fbl-euro-2024-match04-ita-alb atttt

Është zbardhur ngjarja e rëndë e një ditë më parë në Shkodër (14 qershor), ku u shkrumbua nga flakët tregu i rrobave të përdorura.

zjarri ne shkoder

Sipas hetimeve, ka rezultuar se dy të mitur 9-vjeçarë, që kanë qenë duke luajtur në afërsi të tregut, dyshohet se kanë shkaktuar zjarr në tregun e rrobave të përdorura.

Si pasojë e flakëve u shkrumbuan 25 njësi tregtare dhe u dogj totalisht një banesë.

Përpos tjerash, flakët kanë asfiksuar edhe njerëzit, që ndodheshin aty pranë, të cilët u evakuan.

Si pasojë e zjarrit të rënë u shkaktuan dëme të shumta materiale, ndërsa për të shuar flakët, mbërritën forca zjarrfikëse nga bashkitë fqinje, ndërsa Forcat e Armatosura ndërhynë nga ajri me helikopter.

Njoftimi i policisë

Zbardhet ngjarja e ndodhur pasditen e djeshme në lagjen “Ndoc Mazi”.

Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër nën drejtimin e Prokurorisë, kanë vijuar intensivisht hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes në tregun e rrobave të përdorura ku si pasojë e zjarrit të rënë u shkaktuan dëme të shumta materiale.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera rezultoi se dy të mitur 9-vjeçarë që kanë qenë duke luajtur në afërsi të tregut, dyshohet se kanë shkaktuar zjarr në tregun e rrobave të përdorura.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka mbërritur në stadiumin e Dortmnundit për ndeshjen ndaj Italisë dhe ka kuptuar se praktikisht po luan në fushën e saj këtë sfidë.

bandicam 2024-06-15 19-27-50-034

Një rresht i gjatë tifozësh ka qenë në rrugët jashtë stadiumit duke pritur autobusin e kuqezinjve, ndërsa më pas ata kanë shkuar dhe kanë dalë në fushë.

Lojtarë janë pritur me brohoritje nga tifozët e shumtë kuqezi që kanë mbushur stadiumin dhe kanë treguar se kjo ndeshje do të jetë e gjitha si në shtëpi për ta.

SHIH (VIDEO) (VIDEO) (VIDEO) (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

Analistët në Mal të Zi thonë se Serbia dhe Rusia po zhvillojnë një propagandë të fuqishme, duke ndërhyrë edhe në çështjet shtetërore të Podgoricës. Kjo fushatë, sipas tyre, është shtuar kohëve të fundit kur Mali i Zi po angazhohet në negociatat e zgjerimit me Bashkimin Evropian, dhe ku këto ditë është në pritje të marrjes së raportit pozitiv mbi zbatimin e standardeve të KE.

 67777

Analistët vlerësojnë se Serbia dhe Rusia, në format më të ndryshme, po zhvillojnë një propagandë të fuqishme në Mal të Zi, duke ndërhyrë edhe në çështjet më të ndjeshme politike të Podgoricës.

Kjo fushatë, sipas analistëve, është shtuar kohëve të fundit kur Mali i Zi po angazhohet në negociatat e zgjerimit me Bashkimin Evropian, dhe ku këto ditë është në pritje të marrjes së raportit pozitiv mbi zbatimin e standardeve të Këshillit të Evropës.

Analisti dhe njohësi i mirë i çështjeve politike në Malin e Zi, Haxhi Shabani i cilëson si të rrezikshme veprimet e disa qarqeve të caktuara pro-serbe, të cilat mund të shkaktojnë probleme në vend.

“Problemet në Malin e Zi janë të tilla që qarqet e caktuara pro-serbe e kanë ndikimin e tyre, që tashmë janë edhe në krye të Kuvendit të Malit të Zi. I tillë është kryetari i Kuvendit që ka një të kaluar, e cila nuk është aspak e mirë në raport me integrimet që i synon Mali i Zi”, tha zoti Shabani.

Edhe analisti i njohur dhe ish-drejtori i Komitetit Malazez të Avokatëve për të Drejtat e Njeriut, Velija Muriq kritikon qëndrimin e disa politikanëve pro-serb të cilët gjenden në postet më të rëndësishme në Malin e Zi.

“Kryetari i parlamentit të Malit të Zi merr pjesë nëpër takime dhe tubime nacionaliste duke përhapur propagandën serbe dhe ruse që shkon në dëm të institucioneve demokratike të vendit, ndërkohë që ai ka detyrë t’i përfaqësojë të gjitha komunitetet që jetojnë në Malin e Zi”, tha zoti Muriq.

Zoti Muriq, vuri në dukje, se këto sjellje kanë për qëllim të ndryshojnë qasjen e Malit të Zi në rrugëtimin e tij demokratik dhe në integrimet evropiane.

Edhe analisti Haxhi Shabani e sheh të rrezikshme veprimtarinë e nacionalizmit serb, e cila ka për qëllim ngadalësimin e integrimit evropian të Malit të Zi.

“Ndikimet e qarqeve të caktuara që janë të asaj që quhet “bota serbe” në Malin e Zi do të vazhdojë në një farë mënyre ta rrezikojnë deri në një masë këtë rrugë të integrimit. Megjithatë mendoj se qeveria aktuale, e cila udhëhiqet realisht nga njerëz që janë të lidhur më shumë me ekonomi dhe me integrime do të punojë deri në atë shkallë që të mos rrezikohet kjo rrugë dhe mundësisht të ndërpritet”, tha analisti Shabani.

Analistët theksojnë se Serbia dhe Rusia në Mal të Zi kanë krijuar një narrativë të veçantë të propagandës me qëllim që këtë vend të vogël në Adriatik ta shndërrojnë në zonën e ndikimit dhe të koordinimit të përbashkët mes tyre./VOA

Itali-Shqipëri do të jetë një ndeshje më e qetë se sa mund të ishte, pasi shërbimi parandalues ​​i forcave të policisë gjermane ndaloi 50 tifozë italianë në Dortmund pak orë para fillimit të ndeshjes së dy përfaqësueseve.

asddsadsaadsdasdasadssad

Sipas mediave italiane, ata kishin me vete thika, fishekzjarrë, sende të mprehta dhe po përpiqeshin të sulmonin mbështetësit shqiptarë.

Personat janë në paraburgim, pasi janë identifikuar pranë një restoranti ku të veshur me kapuç, po tentonin të përlesheshin me tifozët shqiptarë.

Ata do të mbahen në paraburgim për ndoshta 24 orë, më pas do të merret vendimi nga gjyqësori vendas.

PANORAMASPORT.AL

Policia Kufitare i ka ardhur në ndihmë një turisteje britanike, të cilës iu rrezikua jeta pasi mjeti i saj lundrues u dëmtua gjatë lundrimit.

7444

Turistja ndodhej në vendin e quajtur “Shpella e Pëllumbave” në Gjipe, me mjetin e saj të dëmtuar dhe e kishte të pamundur të kthehej në breg.

Ajo është nxjerrë në breg nga autoritetet në gjendje të mirë shëndetësore.

Njoftimi i policisë:

Himarë

Policia Kufitare në Dhërmi i vjen në ndihmë një turisteje britanike, të cilës iu rrezikua jeta pasi mjeti i saj lundrues tip kanoe u dëmtua gjatë lundrimit🛶🌊.

Gjatë patrullimit të zonës së plazhit nga Policia Kufitare, me qëllim garantimin e një sezoni turistik të sigurt për pushuesit, është marrë njoftim nga salla operative e DVKM Vlorë për një turiste e cila ndodhej në det, në vendin e quajtur 📍”Shpella e Pëllumbave”, Gjipe, me mjetin lundrues tip “Kanoe”, i cili ishte dëmtuar dhe i rrezikohej jeta pasi e kishte të pamundur të kthehej në breg.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë organizuar shërbimet e Njësisë Policore Detare për t’i ardhur në ndihmë turistes nga Britania, e cila u nxor në breg në gjendje të mirë shëndetësore.

Turistja ka falënderuar shërbimet e Policisë për reagimin e menjëhershëm dhe profesionalizmin e treguar.

Policia Kufitare është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve, për të krijuar një ambient sa më të sigurt dhe në këtë kuadër fton qytetarët të denoncojnë në 112📞 dhe në Komisariatin Dixhital📲 çdo rast të paligjshmërisë.

 

Lamin Jamal ka hyrë sot në historinë e Kampionateve Europiane, duke u bërë futbollisti më i ri që luante një ndeshje në fazën finale të këtij aktiviteti. Ylli i ri i Barcelonës, ka qenë titullar sot në sfidën e Spanjës kundër Kroacisë, duke vendosur rekordin e ri të turneut.

sadadssdaadsadsadsdsaadsasd

Në moshën 16 vjeç e 338 ditë, ai theu rekordin që mbahej nga polaku Kacper Kozlovski, i cili kishte luajtur në moshën 17 vjeç e 246 ditë.

Përveç kësaj, kombinimi me Luka Modriç në anën tjetër të fushës, bëri që ai të vendoste një tjetër rekord. Diferenca e moshës së spanjollit me kroatin 38 vjeçar, është më e thella mes dy lojtarëve kundërshtarë në fushë në një Europian. Ata kanë 21 vite e 307 ditë diferencë moshe me njëri-tjetrin, duke thyer rekordin që mbahej nga hungarezi Kirali dhe portugezi Renato Sançez në vitin 2016.

PANORAMASPORT.AL

Shqiptarët vuajnë më së shumti nga hipertensioni, i njohur ndryshe si tensioni i lartë i gjakut.

FIqte_1-1024x576

Tensioni i lartë i gjakut mund të jetë shkatërrimtar për zemrën, trurin dhe veshkat. Përpos kësaj, tensioni i lartë i gjakut shkakton komplikacione të tjera të rënda në lëvizjen e gjymtyrëve.

Ai trajtohet me medikamente por edhe nëpërmjet një regjimi të shëndetshëm ushqimor që nuk përfshin ushqime të shpejta e të përpunuara.

Frutat dhe perimet janë ndër më të rekomanduarat për uljen e tensionit të lartë. Një prej tyre është fiku, një frut i ëmbël që shijohet i freskët por edhe i thatë.

Fiku rekomandohet për uljen e tensionit të gjakut, kundër konstipacionit dhe në të mirë të tretjes. Ai është një nga burimet më të mira të kalciumit, një mineral shumë i nevojshëm për shëndetin e kockave.

Roli i fikut kundër tensionit të lartë të gjakut

Ekspertët thonë se fiku, si i freskët ashtu edhe i thatë, përmban sasi të mëdha të kaliumit. Ky mineral është thelbësor për funksionin e muskujve dhe nervave.

Kaliumi balancon nivelet e lëngjeve në trup dhe rregullon rrahjet e zemrës. Ai zgjeron enët e gjakut dhe ndihmon në eliminimin e sodiumit nëpërmjet urinës.

Kripa e tepërt rrit presionin në enët e gjakut dhe më pas rrit tensionin e gjakut. Sasia e rekomanduar e kripës duhet të jetë më pak se 2.4 g në ditë.

Si të përdorni fikun për uljen e tensionit të lartë të gjakut

Fikun mund ta përfshini në sallata ose ta hani rregullisht gjatë ditës. Ju mund të merrni disa fiq të thatë, t’i mbani në ujë gjatë gjithë natës dhe më pas lëngun e tyre ta pini esëll në mëngjes.

Në këtë mënyrë ju do të jeni në gjendje të përthithni më shumë prej ushqyesve të tij. Fiqtë e freskët mund t’i hani në mëngjes duke i përzier me drithëra ose nëpërmjet vakteve. /AgroWeb.org

“Shqipëria nuk do të jetë peng i një grushti njerëzish që kanë hallet e tyre me drejtësinë, asgjë nuk do t’i ndalojë demokratët të mbrojnë dhe përfaqësojë idealet e lirisë, demokracisë, të mbrojnë dhe ruajnë aleancat euroatlantike dhe të mishërojnë ëndrrat e shqiptarëve për ndryshim”,këtë deklaroi ish-kryetari i PD, Lulzim Basha nga Korça nga ku zhvilloi një aktivitet me të rinjtë e këtij qyteti.

WhatsApp Image 2024-06-15 at 17.15.22

Basha tha se sot beteja është mes shqiptarëve që duan ndryshim dhe aleancës Rama-Berisha që duan ta mbajnë status quo-në, ta përdorin Shqipërinë për hallet e tyre.

Ai gjithashtu u shpreh se në 90-ën, të rinjtë qëndruan dhe fituan betejën me regjimin më të egër komunist të Europës, që për shumëkënd dukej e pamundur dhe sot, përtej sfidave dhe vështirësive, të rinjtë do t’i prijnë këtij ndryshimi historik që u kthen Shqipërinë shqiptarëve dhe e nxjerr nga kthetrat e një grupi politikanësh të korruptuar, që duan ta përdorin si plaçkën e tyre.

“Ne kemi shpalosur një alternativë, dhe duam ta diskutojmë me ju nëse është alternative e duhur për t’iu bindur që në rradhë të parë të bëjmë betejë për këtë alternativë. Dhe së dyti, për t’ia shpalosur shqiptarëve dhe për t’i kërkuar që të na ndjekin në një rrugë tjetër. Boll më me këtë rrugë të vjetër, nuk ka zgjidhje kjo rrugë e vjetër. Kjo ka vetëm halle, ka vetëm probleme, ka vetëm drama, ka vetëm largimin. Ata duan të vazhdojnë këtë lojë fallco me njëri-tjetrin. Mua personalisht jo vetëm që nuk më shkurajon ky bashkim i të vjetrës kundër alternativës, kundër projektit të shpresës, por më motivon më shumë se tregon që ata kanë frikë” – tha Basha.

Teksa diskutonte për aktualitetin, Basha u ndal te alternativa e PD për të rinjtë, e cila u shpalos në Kuvendin Programor, rezultat i punës i mbi 100 ekspertëve vendas e të huaj.
Një nga pikat e programit, i cili njihet me sloganin “Shqipëria meriton më shumë”, është edhe NEXTGEN, i cili parashikon ndërtimin e 4 kampuseve kombëtare ku do të trajnohen 25 mijë të rinj në fushat prioritare të teknologjisë së informacionit dhe programimit. Po ashtu parashikohen trajnim/praktikë pune e paguar 1 vjeçare për të marrë një profesion per 10mijë te rinj pas shkolles se mesme (që nuk vazhdojnë universitetin) por edhe për student të sapodiplomuar, si urë lidhëse mes shkollës dhe tregut të punës.
Basha tha se këto janë investime plotësisht të realizueshme, që frenojnë largimin e të rinjve.

“Si të dalim nga kjo situatë? Si të dalim nga kjo gjendje? Me një projekt të qartë që ia kthen Shqipërinë të rinjve, ua kthen shanset dhe mundësitë të rinjve. Siç e thamë, që nga shkollimi, që nga përgatitja profesionale.

Ekonomia e re. Cila është ekonomia e re? Që nga teknologjia e informacionit, tek robotika, tek energjia e rinovueshme, te bioteknologjia. Dhe me këto profesione ne mund t’i mbajmë të rinjtë shqiptarë këtu në Shqipëri me rroga minimale prej 2 mijë eurosh në muaj. Kush do ta lërë Korçën në qoftë se nesër ka një diplomim dhe një profesion që paguan 2 mijë euro në muaj? Askush nuk do ta lërë. Ky investim është plotësisht i mundshëm. Është një fraksion i abuzimeve të kësaj qeverie me inceneratorët.” – theksoi Basha.

Tashmë në krye të demokratëve eurotlantist, Basha tha se PD lindi si parti pro perëndimore, euroatlantike dhe do të mbetet e tillë sepse ky është interesi i Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Temperaturat e larta që kanë prekur Meksikën kanë rezultuar në vdekjen e 125 personave në mbarë vendin deri më tani këtë vit, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të premten.

auto_961217183933101718395535-780x470

Meksika aktualisht po përjeton temperatura përvëluese pasi vala e fundit e të nxehtit ulet dhe vala e katërt e të nxehtit po vjen. Kushtet ekstreme kanë rezultuar gjithashtu në 2.308 raste të goditjes nga nxehtësia që nga e premtja.

Sipas raportit të fundit nga Ministria e Shëndetësisë, ndërmjet 6 qershorit dhe 12 qershorit, autoritetet shëndetësore regjistruan 35 vdekje dhe 371 raste mjekësore në lidhje me temperaturat që i kalonin 45 gradë Celsius në disa shtete.

Në raport thuhet se dhjetë vdekje i atribuohen valës së dytë të të nxehtit dhe 19 të tjera valës së tretë, e cila zgjati nga maji deri në javën e parë të qershorit.

Shumica e vdekjeve janë përqendruar në rajonet lindore të Meksikës, me Veracruz, një shtet bregdetar që përballet me Gjirin e Meksikës në juglindje, duke raportuar 43 vdekje nga totali.

Tabasco, gjithashtu në juglindje, ka raportuar 18 vdekje, duke e bërë atë shtetin e dytë më të prekur, i ndjekur nga Tamaulipas, në bregun verilindor dhe në kufi me SHBA-në, me 15 vdekje të raportuara.

Sipas një raporti nga Komisioni Kombëtar i Ujit, pas përfundimit të asaj të katërt pritet një tjetër valë e të nxehtit. Ekspertët paralajmërojnë se shtetet në pjesën veriperëndimore të vendit mund të shohin temperatura mbi 45 gradë Celsius.

Një kasolle me jonxhë dhe bagëti është përfshirë nga flakët në fshatin Shëngjergj, të bashkisë Maliq.

kasolle

Sipas informacioneve, në vendngjarje kanë shkuar 3 mjete zjarrfikëse dhe aktualisht zjarri është vënë nën kontroll.

Banori që kishte në pronësi këtë kasolle mbante dengje me jonxhë dhe disa bagëti.

Kasollja fatmirësisht ka qenë larg zonave të banuara dhe zjarri nuk ka sjellë probleme, përveç disa dengjeve me jonxhë pasi bagëtitë kanë mundur t’i nxjerrin.

Ndërkohë policia po punon për të zbardhur shkaqet e zjarrit.

Edi Reja e njeh mirë Shqipërinë. Trajneri ka drejtuar pjesën më të madhe të lojtarëve që ka aktualisht në dispozicion Silvinjo, ndonëse nuk ia doli të merrte maksimumin prej tyre siç bëri tekniku brazilian.

bandicam 2024-06-15 17-49-33-975

Por ai di cilësitë e lojtarëve që do të përballen sot me Italinë dhe pak orë para ndeshjes për “Sky Sport” ka treguar këndvështrimin e tij për atë që do të shfaqë kjo skuadër.

“Shqipëria është rritur shumë, kur erdha unë në drejtim gjeta disa probleme. Kemi punuar mirë unë dhe grupi im dhe tani është me meritë në Europian se ka fituar grupin, ka mundur Poloninë e Çekinë dhe nuk ishte e lehte, e meritoi kualifikimin. Ka kënaqësi edhe për mua se do të thotë që kemi bërë një punë të mirë.

Lojtarë që duhet pasur kujdes? Përpara nuk e di nëse do të luajë Manaj apo Broja. Por Broja nëse ka hapësira mund të vërë në vështirësi, edhe në krahë kanë të mirë. Do të luajnë të mbyllur mirë si në kualifikuese, por janë vdekjeprurës në kundërsulm, se të krijojë vështirësi nëse gjejnë hapësira para. Shqipëria është rritur shumë.

Tifozët e shumtë? Të ekzaltojnë se janë shumë afër ekipit, janë të ngjashëm me napolitanët, një pasion tmerrshëm. Kur humb janë gati të të kritikojnë, por kur fitohet të ekzaltojnë. DO ta ndjejnë. Sot do të jenë minimumi 40 mijë në stadium.

Kam dhënë shpirtin për këtë Shqipëri dhe do të më pëlqente që të bëjnë mirë në Europian. Do bëj tifo për Italinë, por Shqipërinë e ndjej me dashuri”, tha Reja për “Sky Sport” pak orë para ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka ka zgjeruar listën e destinacioneve duke shtuar edhe fluturimin më të ri drejt Zagrebit, Kroaci. Croatia Airlines ka kryer sot fluturimin e saj të parë në linjën Zagreb-Tiranë.

WhatsApp Image 2024-06-15 at 5.59.33 PM

Për të inauguruar fluturimin e parë nga Zagrebi në Tiranë, në Aeroportin e Tiranës u mbajt një ceremoni mirëseardhjeje për të përshëndetur pasagjerët e parë që mbërritën në Tiranë.

Marija Pavić, Drejtore e Shitjeve në Croatia Airlines, tha: “Jemi të lumtur që këtë vit kemi përfshirë Tiranën në rrjetin tonë të destinacioneve ndërkombëtare dhe që do të lidhim Tiranën drejtpërdrejt me Zagrebin, kryeqytetin e Kroacisë. Shpresoj që të gjithë pasagjerët, pavarësisht nëse udhëtojnë për biznes apo për kënaqësi, do të përfitojnë nga ky opsion i ri udhëtimi i disponueshëm për ta që sot. Shpresoj gjithashtu që kjo lidhje direkte ajrore mes kryeqyteteve të Kroacisë dhe Shqipërisë të kontribuojë në forcimin e marrëdhënieve ekonomike dhe miqësore mes dy vendeve tona.”

Croatia Airlines do të lidhë Zagrebin dhe Tiranën drejtpërdrejt deri në mes të tetorit të këtij viti dy herë në javë, të premteve dhe të dielave.

Piervittorio Farabbi, Drejtori Operacional i aeroportit, u shpreh: “Nisja e fluturimeve me Croatia Airlines në TIA është një shenjë e sigurt se aeroporti është dhe do të mbetet tërheqës për të gjithë operatorët prestigjozë, në këtë rast edhe duke forcuar pozicionimin e Star Alliance në aeroportin tonë. Falë vizionit largpamës të Kastrati Group, kjo linjë do të mbushë një boshllëk të madh në rrjetin e linjave të TIA-s, duke lidhur më në fund Tiranën dhe Zagrebin, pikërisht në kohë për Euro2024!”

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nën menaxhmin e Kastrati Group, po zgjeron në mënyrë të vazhdueshme listën e destinacioneve sesonale dhe të përhershme. Falë vizionit dhe investimeve konkrete, aeroporti është shndërruar në një qëndër të rëndësishme rajonale për pasagjerët që udhëtojnë nga e gjithë bota.

WhatsApp Image 2024-06-15 at 5.59.34 PM (1) WhatsApp Image 2024-06-15 at 5.59.34 PM WhatsApp Image 2024-06-15 at 5.59.33 PM (2) WhatsApp Image 2024-06-15 at 5.59.33 PM (1)

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi ka komentuar vendimin e Gjykatës së Apelit, për t’i dhënë vulën dhe logon e PD-së, Sali Berishës.

baaaa

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Baçi cilësoi Bashën si të paaftë dhe dashakeqës, sepse sipas tij, ish-kreu i PD përpara se Gjykata të jepte vendimin lidhur me vulën e PD, Basha dhe grupimi i tij shpreheshin se do të respektonin vendimin cilido që të ishte ai.

Ndërsa ditën që Gjykata vendosi për vulën, reagimi i Bashës dhe grupimit të tij ndryshoi tërësisht, pra ka treguar dashakeqësi për PD, u shpreh Baçi.

Më tej ai shtoi se ‘Non grata’ e Berishës është një lobim i Ramës dhe kjo sipas Baçit u faktua edhe në vijim pas të gjitha skandaleve dhe ngjarjeve që ndodhën.

Ndërkohë sa i përket kreut të PD, Baçi u shpreh se nuk duhej të nxitonin për të zgjedhur dikë tjetër, pasi është Berisha.

Pjesë nga fjala e Baçit:

Deri më tani pra para vendimit të Gjykatës për PD, ja kisha lënë fajin paaftësisë, por me lëvizjet e fundit e shoh edhe dashakeqas Bashën.

Pa u shpallur vendimi, Basha dhe grupimi i tij shpreheshin se duhet ta respektojmë vendimin e Gjykatës, cilido qoftë ai.

Por në momentin që Gjykata foli, Basha reagoi ndryshe edhe grupimi i tij ndryshoi qëndrim.

Por të nesërmen punëdhënësi u dha urdhër, pra Rama.

Ramës nuk i inetreson që PD të jetë kështu, sepse në 14 maj Rama e pa se ça  i ndodhi, shumë demokratë nuk votuan fare sepse bojkotuan për faktin që PD ishte e ndarë në dy grupe.

Berisha i vlerëson marrdhëniet me Amerikën, e kemi aleat strategjik.

Berisha e kundërshtoi këtë ‘Non grata’ se s’kishte fakte, qytetarët i qëndruan në krah Berishës, sepse u kuptua që ishte një lobim i Ramës.

Demokratët e kanë zgjedhur si lider të PD, Berishën.

UEFA si zakonisht para ndeshjeve të ndryshme hap sondazhe në faqen e saj duke pyetur tifozët se si mendojnë se do të jetë përfundimi i përballjeve. Dhe kështu ka bërë sigurisht edhe për ndeshjen e Itali-Shqipëri.

sadadsasdadsdsaadsasd

Mund të duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Në sondazhin në fjalë, deri në orën 17:30, votimi fliste për Shqipërinë, për të cilën kishte në favor 46% të votave.,

Fitorja e Italisë kishte 44% të votave, ndërsa 10% e votave shkonte për barazimin mes dy skuadrave.

asdsadsadsdsaadsadsaadsasd

PANORAMASPORT.AL