Postuar: Korrik 4, 2025 | 12:19
ZYRTARE/ Vijon “eksodi” te Tirana, tre lojtarë largohen përfundimisht nga 26 herë kampionët
Tirana e sezonit të ri do të ketë tjetër fytyrë. Këtë e kanë treguar edhe largimet, që do të pasohen me zyrtarizime.

Gledi Mici, Gentian Selmani dhe Erisildo Smaçi janë zyrtarisht të lirë. Më parë klubi ka njoftuar largimet e Përgjonit, Prengajt, Bajroviçit, Harizajt dhe Ndrecës.
Tirana ia doli me mjaft vështirësi të mbijetonte në Superiore. Për këtë largimet ishin të pritshme, ndërsa ekipi zbret nesër në fushën e lojës.
PANORAMASPORT.AL













