ZYRTARE/ U largua nga Vllaznia kur ishte 16-vjeçar, sulmuesi shkodran transferohet në klubin e njohur skocez
Nis një aventurë e re për sulmuesin shkodran Sabah Kerjota. Djaloshi i dalë nag akademia e Vllaznisë, pas shumë viteve në futbollin italian, do të nisë një rrugëtim të ri, këtë herë në futbollin skocez.

Kerjota u largua nga akademia e Vllaznisë që në moshën 17-vjeçare në vitin 2018, për të provuar skuadra të ndryshme në futbollin italian në nivel akademish e më pas me skuadrat e të rriturve. Në sezonin e fundit, sulmuesi anësor spikati me Sambenedeteze në Serinë D, duke qenë autor i 10 golave dhe 13 asisteve, që ndihmuan këtë ekip të ngjitej në Serinë C.
Këto paraqitje duket se kanë bindur klubin skocez të Harts të investoje për futbollistin, të cilin e kanë blerë nga skuadra italiane. Ai ka firmosur për tre vite me klubin e ri, ku pritet të ketë nëj rol protagonisti. Për 23-vjeçarin do të jetë një mundësi e mirë për të treguar se mund të luajë edhe në nivelet më të larta të futbollit, në një kampionat shumë të fortë siç është ai skocez.
PANORAMASPORT.AL













