ZYRTARE/ U largua nga Teuta pas dy sezonesh, sulmuesi prezantohet në Kosovë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 19, 2025 | 17:21

ZYRTARE/ U largua nga Teuta pas dy sezonesh, sulmuesi prezantohet në Kosovë

Ergys Peposhi është zyrtarisht lojar i Ferizajt. Lajmi u bë i ditur nga vetë klubi i Superligës së Kosovës. Pas dy sezonesh te Teuta, ai tani është gati për një aventurë të re.

Mund të jetë një imazh i 1 person, duke luajtur futboll, duke luajtur futboll dhe teksti që thotë "Eskavator FAMILY BA Petrel TROPICANA TROPICANAJALVENING える WENING SGRIUM GRIUM ANIROSHA RAI 에 TEGRAL FISNIKHALILI AN".."
 REAGIMI 
🆕 Mirë se vjen, Ergys Peposhi! 🔵⚪️
Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë për arritjen e marrëveshjes me sulmuesin e krahut, Ergys Peposhi.
Peposhi vjen me përvojë të konsiderueshme nga kampionati shqiptar, ku së fundmi ishte pjesë e KF Teutës. Më herët ka qenë pjesë e Kukësit, Elbasanit, dhe ka regjistruar paraqitje edhe me Kombëtaren U-21 të Shqipërisë.
Me vizion sulmues dhe përkushtim maksimal në çdo duel, Ergysi pritet të jetë një vlerë e shtuar për skuadrën tonë në edicionin e ri.
Mirë se vjen në familjen bardhekaltër, Ergys – të urojmë shumë suksese! 💪⚽️

PANORAMASPORT.AL