Postuar: Gusht 16, 2025 | 22:09
ZYRTARE/ Tjetër prezantim me peshë, Flamurtari transferon mesfushorin që doli nga Anderlehti
Semi Burard është transferimi i radhës te Flamurtari. 29-vjeçari nga Belgjika pason Uilliam Baeten. Burard është një profil interesant që përforcon mesfushën.

Vlera e tij në treg është 400 mijë euro. Burard ka dalë nga akademia e Anderlehtit, ndërsa po ashtu ka luajtur me Belgjikën U-18.
Njoftimi i Flamurtarit:
“Samy Bourard është zyrtarisht futbollist i Flamurtari Football Club.
Datëlindja: 29 mars 1996
Pozicioni: Mesfushor
Samy vjen nga klubi Oțelul Galați (Rumani) dhe sjell me vete përvojë, teknikë dhe energji për të forcuar repartin e mesfushës kuqezi. Mirë se vjen në familjen Kuqezi, Samy!”
PANORAMASPORT.AL













