ZYRTARE/ Tirana mbetet pa trajner: Mirënjohje për kontributin dhe profesionalizmin e Bledi Shkëmbit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 19, 2025 | 20:20

ZYRTARE/ Tirana mbetet pa trajner: Mirënjohje për kontributin dhe profesionalizmin e Bledi Shkëmbit

Klubi i Tiranës ka bërë zyrtar “divorcin” me trajnerin Bledi Shkëmbi, i cili u ka dhënë lamtumirën me mirëkuptim bardhebluve. Palët kishin kontratë edhe për një tjetër sezon, por ashtu siç sqaroi “Panorama Sport”, është gjetur dje akordi për mbylljen e bashkëpunimit.

SHKEMBI

“Klubi i Futbollit Tirana njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Bledi Shkëmbi.

Pas një marrëveshjeje të ndërsjellë, palët kanë vendosur të mbyllin bashkëpunimin profesional.

KF Tirana shpreh mirënjohjen e saj për kontributin, përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar nga z. Shkëmbi gjatë periudhës në drejtimin e skuadrës, dhe i uron atij suksese të mëtejshme në karrierën e tij”, shkruhej në njoftimin në rrjetet sociale të Tiranës që mbylli kështu këtë etapë të Shkëmbit në klubin kryeqytetas.

sdffdsfdsfsdsfdsfd

Tani pritet të mësohet se cili do të jetë destinacioni i radhës i Shkëmbit dhe kush do ta zëvendësojë atë në pankinën e lënë bosh në klubin bardheblu.

PANORAMASPORT.AL