ZYRTARE/ Prezantohet pasardhësi i Zabërgjas te Dinamo, dhurata e madhe për trajnerin Daja është i gatshëm për ndeshjen e Europës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 16, 2025 | 23:51

ZYRTARE/ Prezantohet pasardhësi i Zabërgjas te Dinamo, dhurata e madhe për trajnerin Daja është i gatshëm për ndeshjen e Europës

Bernard Berisha është zyrtarish lojtar i Dinamos. Ai rikthehet në futbollin shqiptar pas afro 1 dekade ku shkëlqeu me Besën e Kavajës dhe Skënderbeun. Berisha vjen si pasardhës i Baton Zabërgjës te klubi kryeqytetas. 
BERISHA
NJOFTIMI
Bernard Berisha, dhurata e madhe e presidentit Adrian Bardhi për trajnerin Ilir Daja, ka bërë edhe prezantimin me fanellën e Dinamo City, pas akordit të arritur disa ditë më parë.
Sulmuesi i njohur për kualitetin dhe eksperiencën e tij, i bashkohet skuadrës dinamovite para ndeshjeve të Play-off-it të Conference League kundër polakëve të Jagiellonias.
Bernard Berisha do të mbajë fanellën me numrin 23 te Dinamo City.

PANORAMASPORT.AL