ZYRTARE/ Partizani e largoi, bardheblutë e kryeqytetit transferojnë lojtarin që spikaste ndaj Romës
Prishtina ka transferuar Shkambi Barutin. Mbrojtësi e mbylli me Partizanin, pasi u kthye nga huazimi tek Erzeni. Tashmë ka vendosur të luajë me bardheblutë e kryeqytetit të Kosovës.

21-vjeçarit nuk iu dha asnjëherë mundësia e minutave në ndeshje zyrtare te Partizani. Debutimin e tij me fanellën e kuqe e pati në ndeshje miqësore ndaj Romës, ndërsa Zoran Zekiç e aktivizoi në “Air Albania”.
Njoftimi i Prishtinës:
“FC Prishtina ka zyrtarizuar transferimin Shkambi Barutit, qendërmbrojtësit 194 cm të gjatë, i cili i bashkohet skuadrës nga kryeqyteti.
Baruti vjen me një përvojë nga futbolli shqiptar. Ai ishte pjesë e Partizanit, më pas kaloi te Tomori, ndërsa së fundmi ka luajtur për ekipin e Erzenit.
21 vjeçari për faqen zyrtare te klubit u shpreh i lumtur që është pjesë e Prishtinës.
‘Është krenari të jesh pjesë e klubit ma të trofeshëm në Kosovë, premtoj se do ta jap maksimumin për këtë fanellë si dhe për tifozët e zjarrtë Plisat’” – përfundoi Baruti.
PANORAMASPORT.AL













