ZYRTARE/ Okazion në merkato, ish-kapiteni që Egnatia e shiti 400 mijë euro del lojtar i lirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2025 | 12:50

ZYRTARE/ Okazion në merkato, ish-kapiteni që Egnatia e shiti 400 mijë euro del lojtar i lirë

Xhekson Kenio është lojtar i lirë. Klubi i Audës në Letoni ka konfirmuar se nuk do e vazhdojë bashkëpunimin me 26-vjeçarin nga Brazili.

Screenshot 2025-12-03 100222

Xhekson shfaqet si okazion në këtë periudhë të vitit, ndërsa nuk po gjen qetësi qëkur u largu nga Egnatia. Kampionët e Shqipërisë u raportua se fituan 400 mijë euro nga shitja e kartonit të brazilianit tek Istanbulspor.

Nga marsi i këtij viti po luante në Letoni. Fillimisht e nisi te Riga dhe më pas përfundoi te Auda. Po ashtu te Riga përfundoi edhe tek ekipi i dytë.

Xhekson mbahet mend si kapiten i Egnatias në edicionin 2022/23, kur u fitua trofeu i parë historik. Rrogozhinasit koleksionin trofeun e Kupës së Shqipërisë.

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL