Postuar: Janar 19, 2026 | 21:39
ZYRTARE/ Largimi i papritur nga Egnatia, reagon titullari i padiskutueshëm i dy titujve kampion
Edison Ndreca ishte largimi i papritur i Egnatias në këtë merkato dimri. Klibi rrogozhinas pranoi një ofertë nga Kazakistani, edhe pse detaje të tjera akoma nuk bëhen të ditura.

Së fundmi është vetë Ndreca, që ka zyrtarizuar largimin duke reaguar për herë të parë. “Faleminderit Egnatia”, shkruan mbrojtësi i kampionëve të Shqipërisë.
Ndreca ishte titullar i padiskutueshëm në dy edicionet e kaluara. Aty ku Egnatia shkroi historinë duke u shpallur dy herë kampion.
31-vjeçari u largua me kujtimin e 88 ndeshjeve nga Egnatia. Rrugën e rrjetës e gjeti 12 herë, si edhe asistoi shtatë gola.

PANORAMASPORT.AL













