ZYRTARE/ Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, Vllaznisë i largohet transferimi i bujshëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 16, 2025 | 23:49

ZYRTARE/ Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, Vllaznisë i largohet transferimi i bujshëm

Mbrojtësi Arsid Kruja nuk është më lojtar i Vllaznisë. Futbollisti e ka konfirmuar lajmin ekskluziv të “Panorama Sport” përmes një postimi në “InstaStory”.arsid kruja“Nga sot nuk jam më pjesë e Vllaznisë. I uroj suksese të gjithëve”, shkruan ai.

kruja

“Panorama Sport” raportoi mbrëmë se te Vllaznia nuk janë të kënaqur me rendimentin që ka shfaqur futbollisti në Europë, duke mos dhënë kontributin që pritej prej tij. Kjo është parë edhe në faktin se trajneri Martini filloi t’i reduktonte ndjeshëm minutazhin Krujës në ndeshjet e fundit të ekipit dhe në atë ndaj Vikingur në transfertë, e aktivizoi në pjesën e dytë dhe pastaj e largoi në shtesat e takimit.

Një vendim i papritur ky, duke llogaritur se Kruja ka qenë lojtari më i mirë i Superiores në bazë të të dhënave statistikore të grumbulluara nga “SofaScore”, me diferencë të thellë me të tjerët. Kjo ishte arsyeja pse afrimi i tij te Vllaznia u cilësua si një goditje e madhe për shkodranët.

EKSKLUZIVE/ Vendim i papritur te Vllaznia, futbollisti më i mirë i edicionit të kaluar në Superiore drejt largimit nga shkodranët

PANORAMASPORT.AL