ZYRTARE/ I pakënaqur me sulmuesit aktualë, Partizani prezanton afrimin në repartin e avancuar: Pritet të sjellë më shumë cilësi
Klubi i Partizanit ka bërë zyrtar afrimin e sulmuesit nigerian David Fadairo, i cili në pjesën e parë të sezonit kishte qenë pjesë e Teutës.

Të kuqtë kanë afruar futbollistin i cili kishte humbur vendin e tij në rreshtimin e durrsakëve, duke e prezantuar si një lojtar që do të sillte më shumë cilësi në radhët e ekipit, një sinjal i qartë se kryeqytetasit janë të pakënaqur me kontingjentin aktual.
NJOFTIMI I PARTIZANIT
FK Partizani me kënaqësi zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me David Fadairo. Sulmuesi 25-vjeçar i bashkohet të kuqve pas aventurës gjatë këtij sezoni me Teutën, skuadër me të cilën u aktivizua 20 ndeshje në kampionat dhe Kupë. Fadairo ka nënshkruar me të kuqtë një kontratë për 1 vit e gjysmë me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon.
Sulmuesi nga Nigeria pritet të sjellë më shumë cilësi dhe konkurrencë në repartin ofensiv.

PANORAMASPORT.AL













