Postuar: Gusht 16, 2025 | 21:27
ZYRTARE/ Flamurtari bën vetëm afrime “big”, sulmuesi që vlen 600 mijë euro transferohet pasi e mbylli te Steaua e Bukureshtit
Uilliam Baeten është zyrtarisht lojtar i Flamurtarit. Kuqezinjtë vijojnë me blerjet “big”, pasi sulmuesi anësor vlerësohet 600 mijë euro në tregun e “transfermarkt”. Më parë ishte pjesë e Steauas së Bukureshtit.

Njoftimi i Flamurtarit:
“William Baeten është zyrtarisht futbollist i Flamurtari Football Club.
Datëlindja: 07 Shkurt 1997
Pozicioni: Sulmues Anësor
William i bashkohet Flamurtarit pas eksperiencës së tij të fundit me klubin FCSB (Rumani).
Me dëshirën dhe vendosmërinë për të dhënë më të mirën, ai është gati të japë kontributin e tij në sukseset e skuadrës sonë. Mirë se vjen në familjen e madhe Kuqezi, William!”
PANORAMASPORT.AL













