ZYRTARE/ Akord me Teutën, por Vllaznia zgjedh stadium tjetër për ndeshjen e Europës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 18, 2025 | 16:11

ZYRTARE/ Akord me Teutën, por Vllaznia zgjedh stadium tjetër për ndeshjen e Europës

Vllaznia ka njoftuar se do të luajë ndeshjen në turin e parë të Ligës së Konferencës në Elbasan. Kuqeblutë do të presin kështu Daugavpils në “Elbasan Arena”, dhe pse kishin akord me Teutën për stadiumin “Niko Dovana”.

Screenshot 2025-06-18 161108

Kjo lëvizje e papritur vjen pas disa përplasjeve me Bashkinë Shkodër për stadiumin “Loro Boriçi”. Kjo do të jetë hera e parë, pas rindërtimit të stadiumit në Shkodër, që Vllaznia do të luajë jashtë qytetit për Europën.

Vllaznia ka njoftuar se do e presë ndeshjen, më 10 korrik ora 20:00. Takimi i kthimit ndërkohë do të luhet më 17 korrik në Letoni.

Screenshot 2025-06-18 160809

PANORAMASPORT.AL