Zbulimi i Tiranës, i zhgënjyer me rezultatin pas golit personal: E di që jam mbrojtës, shpresoj të luajmë më lart
Basilio Ndong vijon të bëjë mirë te Tirana. Sot shënoi golin e bardhebluve, që barazuan 1 me 1 ndaj Vorën. Pas ndeshjes tha fjalën e tij.

“Ka qenë një ndeshje shumë e vështirë, e komplikuar, kemi bërë shumë gjëra që i kemi zhvilluar në stërvitje. Në fund, siç e dimë të gjithë ndeshja mbaroi barazim dhe nuk jemi të lumtur. Ne donim fitoren.
Të gjithë lojtarët janë të ndryshëm, çdo person është një botë tjetër. Në këto momente mendoj se po bëjmë futboll shumë të mirë, po mundohemi të ndihmojmë klubin dhe veten tonë.
Ka situata në ndeshje që ndal, por e di gjithmonë që pozicioni im është është mbrojtës i majtë. Ka momente në ndeshje që mund të dal sipër dhe të ndihmoj ekipin. Gjëja e parë të mendoj për pozicionin tim si mbrojtës, më pas çfarë mund të bëj sipër do ta bëj. Ishalla në ndeshjet në vijim të luajmë pak më lart dhe unë të jem në ato zona që të ndihmoj më shumë ekipin.
Ky trofe nuk është vetëm për mua, por për gjithë ekipin. Falenderoj ekipin që më ka ndihmuar dhe do vazhdojmë të punojmë në çdo aspekt”, u shpreh Ndong për “RTSH”.
PANORAMASPORT.AL













