Vllaznia zhgënjen në miqësore, e mposht ekipi që synon Superioren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 16, 2025 | 21:19

Vllaznia zhgënjen në miqësore, e mposht ekipi që synon Superioren

Vllaznia zhvilloi sot një test miqësor përballë Besës. Kuqeblutë u mposhtën me rezultatin 1 me 2 në stadiumin “Loro Boriçi”.

bandicam 2025-08-16 21-19-27-680

Golin e vetëm për Vllazninë e shënoi Klinti Qato. Besa po vijon me projektin, që synon rikthimin në Superiore pas shumë vitesh mungesë.

Martini ndërkohë pati mundësinë për të parë gjendjen e lojtarëve. Superiorja dhe Kategoria e Parë janë 1 javë larg, ndërsa shkodranët sfidojnë Egnatian të premten në Shkodër.

PANORAMASPORT.AL