Vllaznia ndryshon plan për fazën përgatitore, transferohet në Slloveni
Planet e Vllaznisë tashmë për zhvillimin e fazës përgatitore duket se kanë ndryshuar. Në një moment kur mendohej se kuqeblutë do t’i zhvillonin përgatitjet në Bullgari, tashmë destinacioni i ri do të jetë Sllovenia.

Drejtuesit e klubit shkodran, me në krye drejtorin Vioresin Sinani, kanë qenë në Slloveni dhe kanë parë nga afër kushtet që ofronte kampingu, ku do të vendoset tashmë ekipi kuqeblu dhe kanë mbetur të kënaqur. Për këtë arsye, është vendosur që ditën e hënë, më datë 23 qershor, ekipi të niset drejt Sllovenisë, për t’u vendosur pikërisht në Maribor, që është një nga më të njohurit në këtë vend dhe që ofron kushte të shkëlqyera stërvitje për ekipe të ndryshme futbolli.
Për më tepër që në këtë kamping, vijnë për zhvillimin e fazës përgatitore edhe shumë ekipe të tjera nga mbarë bota. Në dy javët e qëndrimit në Maribor, kuqeblutë do të zhvillojnë tri-katër ndeshje miqësore aty, teksa në ditët në vijim pritet të zbardhen edhe emrat e kundërshtarëve.
PANORAMASPORT.AL













