Vllaznia do të rikthehet në “Loro Boriçi”, klubi jep njoftimin e rëndësishëm
Vllaznia do të luajë ndeshjen e turit të parë ndaj Daugavpils në “Elbasan Arena”. Klubi ka konfirmuar në njoftimin e fundit, që në rast se kalohet ky raund do të kthehen në “Loro Boriçi”.

“Loro Boriçi” u kthye në çështje, pasi u njoftua për koncert nga Bashkia Shkodër. Dhe pse këto të fundit u tërhoqën dje, Vllaznia ka njoftuar se dokumentacionet e plotësuara në UEFA ishin dorëzuar në afatet e mëparshme, para anulimit të koncertit.
“Le te kalojmë bashkë këtë tur dhe të rikthehemi në shtëpinë tonë për ndeshjet e ardhshme nderkombëtare dhe kombëtare, siç i ka hije Vllaznisë”, shkruan Vllaznia ndër të tjera në njoftimin e fundit.
Kështu përballë letonezëve, sfida do të mbetet në Elbasan. Rast i pazakontë ky, pasi “Loro Boriçi” nuk do të jetë në përdorim asokohe.

PANORAMASPORT.AL













