VIDEO/ Vllaznia mposht rivalin direkt dhe jep sinjal për kampionatin. Recital rastesh, por vetëm një gol përballë Elbasanit
Vllaznia ka dhënë sot një provë force teksa ka mundur një rival direkt në renditje si Elbasani me shifrat 1-0.

Por më shumë se rezultati, ra në sy dominimi i shkodranëve, sidomos në pjesën e parë të takimit, ku ata krijuan lojë e raste të shumta, me shifrat që mund të ishin shumë më të thella në favor të tyre, pasi edhe goditën dy herë shtyllat e portës së Janaçek.
Zgjimi I Elbasanit ishte shumë i vonuar, ndonëse verdheblutë u munduan në fund të vendosnin baraspeshën. Por shkodranët ia dolën me mjeshtëri të administronin minutat dhe morën tre pikët që i duheshin për të lënë pas rivalët direkt në renditjen e Superiores.
VLLAZNIA-ELBASANI 1-0
41′ Jago
NGJARJET KRYESORE
90’+8’ Mbyllet ndeshja me fitoren 1-0 të Vllaznisë.
90’ Jepen 7 minuta shtesë.
89’ Kartonë të verdhë radhazi për Kubazin i cili bën ndërhyje të gabuar ndaj Lulajt. Më pas ndëshkohen edhe Delaj me Pusin. (VIDEO)
87’ Sala del mirë në të majtën, krosimi i tij në qendër grushtohet nga Janaçek. (VIDEO)
84’ Kallaku e Bajrami lënë fushën e lojës për t’i bërë vend Kubazit e Pusit në radhët e Vllaznisë.
81’ Kasa harkon një goditje dënimi direkt në portë, Pohls me vështirësi devijon në këndore. (VIDEO)
81’ Karton i verdhë për Gjinin pas një faulli ndaj Tsague.
78’ Lajthia nga e djathta vazhdon të krijojë probleme për vendasit dhe me krosimet e tij krijon panik vazhdimisht në zonën e kuqebluve.
76’ K. Kasa dhe Tsage hyjnë në fushë në vend të Mustës dhe Ze Gomesh në radhët e Elbasanit.
71’ Kastrati i lë vendin në fushë Muratajt në radhët e Vllaznisë.
70’ Sala ndëshkohet me të verdhë pas faullit ndaj Delajt.
68’ Gurishta harkon nga e djathta, Janaçek grushton dhe largon sferën.
66’ Musta kalon mes kundërshtarëve dhe lëshon një gjuajtje të fortë ballore, që shkon në duart e Pohls. (VIDEO)
63’ Bajrami ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Lajthisë.
61’ Dyshja Musta-Lulaj ia dalin të ndalin Kallakun e nisur me shpejtësi drejt portës.
60’ Janaçek shmang një tjetër moment të rrezikshëm para portës së tij pas një devijimi nga një distancë e afërt. (VIDEO)
59’ Shkodranët i afrohen golit të dytë pas një goditje këndi, ku Sala me kokë thuajse gjen portën e miqve. (VIDEO)
55’ Manellari dhe Ben Shimon i lënë vendin në fushë Lajthisë dhe Ibraimit në radhët e Elbasanit.
50’ Sala merr vendin e Dros të dëmtuar në radhët e Vllaznisë.
47’ Mala shfaqet nga e majta në anën tjetër, duke lëshuar një diagonale e cila përfundon jashtë katërkëndorit. (VIDEO)
46’ Elbasani e nis në sulm me një gjuajtje në zonë që kalon Pohls, por largohet më pas nga Gjini para se të kalojë vijën fatale, ndërsa më pas Ben Shimon gjuan në duart e portierit. (VIDEO)
46’ Nis pjesa e dytë e duelit me Qosen në vend të Bunjakut në radhët e Elbasanit.
45’+3’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin e Vllaznisë.
45’+1’ Pasiguri në prapavijë mes Gjinit e Pohls, Elbasani nuk përfiton për të rrezikuar portën shkodrane. (VIDEO)
45’ Caktohen 3 minuta shtesë.
43’ Jepet karton i verdhë për Bunjakun.
41’ GOOOL VLLAZNIA! Aksion i gjatë i shkodranëve me Kastratin nga e djathta që kroson në shtyllën e dytë ku vjen Jago dhe tund rrjetën e portës mike. (VIDEO)
38’ Predhë e Jagos nga jashtë zonës, sfera shkon mbi traversën e portës së Janaçek. (VIDEO)
32’ Harkim në zonën e kuqebluve, Mala gjuan me kokë por sheh sferën të ndalet nga shtylla pingule në të majtën e Janaçek. (VIDEO)
23’ Balaj proteston për një prekje topi me dorë në zonën e Elbasanit, gjyqtari Xhaja vazhdon lojën. (VIDEO)
19’ Mala i vjedh topin Lulajt dhe niset drejt portës, Janaçek del dhe kontrollon sferën. (VIDEO)
16’ Balaj del mirë në të djathtën, pasimi i tij në qendër gjen Malën dhe gjuajtja e tij devijohet nga Janaçek. (VIDEO)
15’ Shpërthim i Kastrati në të djathtën, gjuajtja e tij e fortë ndalet nga traversa e portës së Elbasanit.
13’ Gjuajtje e fortë e Kallakut nga e majta e zonës, sfera shkon në duart e Janaçek. (VIDEO)
12’ Balaj nga e majta jep një pasim në shtyllën e dytë ku vjen Dros, por ai shtyn topin më shumë se duhet dhe Janaçek kontrollon. (VIDEO)
10’ Një vertikalizim në qendër, nuk shfrytëzohet nga asnjë nga futbollistët e Vllaznisë.
5’ Elbasani mundohet të niset në kundërsulm me Gomesh e Bunjakun, Bajrami mbyll çdo hapësirë.
4’ Vllaznia ka kontrollin e lojës në minutat e parë, por pa gjetur hapësirë për të rrezikuar portën e Janaçek.
1’ Nis dueli në “Loro Boriçi”.
FORMACIONET ZYRTARE
VLLAZNIA: Pohls, Gurishta, Gjini, Bajrami, Jago, Krymi, Dros, Kastrati, Kallaku, Mala, Balaj.
Trajner: Edi Martini
ELBASANI: Janaçek, Olberkis, Lulaj, Lila, Musta, Kasa, Manellari, Delaj, Bunjaku, Gomesh, Ben Shimon.
Trajner: Ivan Gvozdenoviç
Gjyqtar: Juxhin Xhaja
PANORAMASPORT.AL













