VIDEO/ Verdheblutë “pushtojnë” Tiranën, autokolonë me tifozë nga Elbasani drejt kryeqytetit
Skuadra e Elbasanit luan sot ndeshjen e parë të fazës “Final Four” të Abissnet Superiore, ku kërkon titullin e parë kampion në historinë e vet. Pas humbjes së Vllaznisë, verdheblutë kanë shansin e artë të shkëputen të vetëm në kreun e klasifikimit dhe të vendosin një dorë të trofeu.

Kjo ka bërë që drejt kryeqytetit, ku luhet ndeshja në stadiumin “Air Albania”, sot të nisen nga Elbasani një numër i madh tifozësh të skuadrës. Ata janë organizuar si zakonisht, për të ndjekur skuadrën e zemrës edhe në këtë transfertë që mund të jetë vendimtare.
Një autokolonë me makina ka mbushur gjatë pasdites aksin rrugor Elbasan-Tiranë, me tifozë të shumtë të cilët me boritë e ndezura kanë udhëtuar drejt kryeqytetit për takimin në fjalë.
SHIH VIDEON
FATMIR POPJA – PANORAMASPORT.AL













