VIDEO/ Uest Hem surprizon Junajtidin, skuadra e Amorim ngec në “Old Trafford”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2025 | 23:28

VIDEO/ Uest Hem surprizon Junajtidin, skuadra e Amorim ngec në “Old Trafford”

Goli i barazimit i shënuar vonë nga Soungoutou Magasa i dha Uest Hamit një rezultat 1-1 ndaj Mançester Junajtid në “Old Trafford”, duke e bërë këtë ndeshjen e parë të Premier Ligës mes këtyre skuadrave që nga korriku 2020 që përfundon në barazim.

uest ham

Me këtë barazim Junajtid u ngjit në kuotën e 22 pikëve, duke mbajtur vendin e tetë, ndërkohë që Uest Ham, është pozicionuar në vendin e 18-të, me 12 pikë.

Goli i parë u shënua nga Dalot në minutën e 58-të, teksa miqtë gjetën barazimin me Magasën në minutën e 83-të. Duelin e radhës Junajtid e luan në transfertë ndaj Uolves.

GOLAT E NDESHJES: VIDEO

PANORAMASPORT.AL