VIDEO/ Ruleta e penalltive i buzëqesh Egnatias, mund Elbasanin dhe shkon në finalen e Kupës së Shqipërisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 22, 2026 | 23:59

VIDEO/ Ruleta e penalltive i buzëqesh Egnatias, mund Elbasanin dhe shkon në finalen e Kupës së Shqipërisë

Egnatia ka siguruar praninë ne finalen e Kupës së Shqipërisë për të katërtin edicion radhazi, duke triumfuar falë penalltive përballë Elbasanit në “Elbasan Arena”.

fgdgfdfdggfdddgfdgfdfgd

Në një ndeshje shumë të luftuar, skuadra rrogozhinase shënoi e para dhe shpërdoroi disa raste të mira, me vendasit të cilët u zgjuan në pjesën e dytë duke barazuar rezultatin e më pas duke krijuar më shumë për të tentuar fitoren e ndeshjes.

Shifrat 1-1, ashtu si në ndeshjen e parë, bënë që sfida të shkonte me shtesa ku nuk kishte përsëri gola. Ndaj u deshën gjuajtjet nga pika e bardhë ku rrogozhinasit u treguan më të saktë duke fituar 4-2 ruletën e duke siguruar biletën për finalen e Kupës.

ELBASANI-EGNATIA 1-1
11′ Gruda / 57′ Musta

PENALLTITË 2-4 (VIDEO)

Gjuan Fangaj, shënon! Elbasani-Egnatia 2-4

Gjuan Musta, shënon! Elbasani-Egnatia 2-3

Gjuan Kryeziu, shtyllë! Elbasani-Egnatia 1-3

Gjuan Tsague, shënon! Elbasani-Egnatia 1-3

Gjuan Xhemajli, shënon! Elbasani-Egnatia 0-3

Gjuan Lleshi, jashtë! Elbasani-Egnatia 0-2

Gjuan Haime, shënon! Elbasani-Egnatia 0-2

Gjuan K.Kasa, pret portieri! Elbasani-Egnatia 0-1

Gjuan Albaneze, shënon! Elbasani-Egnatia 0-1

NGJARJET KRYESORE

120’+2’ Mbyllet e gjithë ndeshja me shifrat 1-1, duhen penalltitë për të përcaktuar fituesin.

120’+1’ Harkime radhazi në zonën e Egnatias, mbrojtja ia del në fund të largojë rrezikun nga vendasit.

120′ Jepen 2 minuta shtesë.

120’ Lleshi merr vendin e Manellarit në radhët e Elbasanit.

117’ K. Kasa gjuan nga jashtë zonës, traversa shpëton rrogozhinasit. (VIDEO)

114’ Aleksi i dëmtuar lë fushën e lojës me barrelë, vendin e tij e merr Ruçi. (VIDEO)

109’ Albaneze nga e djathta krijon panik në zonë, pason në qendër ku Musta rrezikon autogolin. (VIDEO)

106’ Kryeziu ndëshkohet me të verdhë për një faull ndaj Nongoh.

106’ K. Kasa dhe Nongoh marrin vendin e Loukilit dhe Lajthisë në radhët e Elbasanit.

105’ Asnjë nga skuadrat nuk gjen golin në shtesën e parë.

105’ Xhemajli ndëshkohet me të verdhë pasi ndal në mënyrë të parregullt Diallo. (VIDEO)

99’ Tsague niset drejt zonës pas një topi në thellësi, Tandilashvili ndërhyn ndaj tij dhe verdheblutë kërkojnë të kuq. Por anësori sinjalizon për pozicion jashtë loje të sulmuesit.  (VIDEO)

94’ Haime harkon një goditje dënimi në zonën e Elbasanit, Xhemajli kthen topin në qendër por Totoshi i vëmendshëm kontrollon sferën.

91’ Nis shtesa e parë.

90’+6’ Përfundon sfida me shifrat 1-1, duhen kohët shtesë për të përcaktuar fituesin.

90’+2’ Albaneze hyn në fushë në vend të Selmanit në radhët e Egnatias.

90′ Jepen 5 minuta shtesë.

90’ Tandilashvili del në mënyrë të gabuar dhe i jep mundësinë Abas të gjuajë në portë, por më pas është përsëri gardiani ai i cili zgjidh gjithçka me një grushtim. (VIDEO)

88’ Haime provon të befasojë me një gjuajtje nga distanca, Totoshi kontrollon pa probleme. (VIDEO)

86’ Musta harkon në mënyrë perfekte në zonë për Tsague i cili i vetëm nuk ia del të devijojë në portën e Tandilashvilit. (VIDEO)

81’ Adjesa i sapofutur në lojë ndëshkohet menjëherë me të verdhë për një ndërhyrje ndaj Olberkis. (VIDEO)

81’ Adjesa merr vendin e Bakajoko në fushën e lojës në radhët e Egnatias.

78’ Loukili nga e majta e sulmit kërkon hapësirë dhe në fund gjuan, me shënjestrën tërësisht të gabuar, duke nervozuar Diallo i cili priste një pasim. (VIDEO)

74’ Lajthia provon me një gjuajtje nga jashtë zonës, sfera nuk gjen portën dhe lojtari merr kritika nga Gvozdenoviç.

73’ Ze Gomesh i lë vendin në fushë Tsague në radhët e Elbasanit.

89’ Jahaja dhe Kryeziu hyjnë në fushë në vend të Grudës dhe Fernandos në radhët e Egnatias.

68’ Aleksi ndëshkohet me të verdhë pas protestave për një faull.

66’ Lila gabon dhe i dhuron topin Grudës, ky i fundit pason për Bakajoko i cili i vetëm para Totoshit nuk kalon dot portierin. (VIDEO)

66’ Boje i lë vendin në fushë Diallo në radhët e Elbasanit.

61’ Bakajoko tenton portën nga një pozicion i pamundur, Totoshi i vëmendshëm grushton sferën. (VIDEO)

57’ GOOOL ELBASANI! Pas një goditje këndi të harkuar nga Loukili, topi shkon te Musta i cili me kokë barazon shifrat. Protestojnë rrogozhinasit të cilët pretendojnë se nuk ishte këndore. (VIDEO) (VIDEO)

54’ Gruda përfiton nga gabimi i Kasës dhe niset drejt zonës, ndërhyrja e Olberkis shpëton verdheblutë. (VIDEO)

54’ Karton i verdhë edhe për Haime për një faull ndaj Ze Gomesh.

52’ Musta ndëshkohet me të verdhe për një faull ndaj Haime.

50’ Loukili i pason Ze Gomesh i cili nis një top në zonë për askënd, duke acaruar edhe Gvozdenoviç.

46’ Olberkis merr vendin e Azemoviç të dëmtuar në radhët e Elbasanit. Ndërsa Sota i lë vendin në fushë Haime në radhët e Egnatias në startin e pjesës së dytë.

45’+4’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 1-0 të Egnatias.  

45’+3’ Pas një goditje dënimi të rrogozhinasve, topi mbetet te Bakajoko në zonë, me sulmuesin i cili gjuan me të majtën por nuk gjen portën e Totoshit. (VIDEO)

45’+2’ Boje ndëshkohet me të verdhë.

45’ Jepen 4 minuta shtesë.

44’ Fangaj nga e djathta harkon në zonë, Bakajoko provon me një kthesë fluturimthi, por sfera nuk ka forcë dhe përfundon në duart e Totoshit.

42’ Një gabim në largim topi i Totoshit thuajse sjell një tjetër rast të rrezikshëm para portës vendase, por mbrojtja ia del të shmangë problemet duke larguar sferën.

37’ Goditje këndi e rrezikshme e Loukilit, Fernando largon sferën nga zona teksa Kasa kryen faull ndaj tij. Protesta të lehta të verdhebluve për një prekje të mundshme me dorë të Bakajoko, por gjyqtari bën shenjë se nuk ka asgjë. (VIDEO)

34’ Aleksi nis një top në thellësi për Selmanin, Manellari detyrohet të largojë sferën në anësore.

30’ Gruda avancon i qetë nga mesfusha deri në zonën e Elbasanit në të majtën e sulmit, teksa më pas çon topin te Selmani i cili e fluturon shumë lart mbi traversë. (VIDEO)

28’ Sota ndëshkohet me karton të verdhë për vonesa loje.

23’ Gruda nga e majta gjen hapësirën për të harkuar në shtyllën e dytë për Bakajoko, ku sulmuesi për pak sa nuk devijon topin në portë. (VIDEO)

18’ Boje nga e majta në fundore pason në qendër, Xhemajli largon sferën në zonën e vogël të portierit.

12’ Bakajoko ndëshkohet me të verdhë për një faull ndaj Totoshit.

11’ GOOOL EGNATIA! Kundërsulm i shpejtë i rrogozhinasve në të djathtë, Bakajoko harkon në zonë ku Gruda finalizon me saktësi. (VIDEO)

8’ Një harkim në zonën e Elbasanit për Bakajoko, kthehet në faull në favor të Totoshit pasi sulmuesi përplaset me portierin që doli të grushtonte sferën.

6’ Loukili harkon një goditje dënimi nga e majta e sulmit, topi kalon pasqyrën e portës dhe shkon në fundore jo shumë larg shtyllës së dytë.

5’ Pas një goditje dënimi të Mustës, vjen një devijim në zonë por pa gjetur portën e miqve.

4’ Boje tenton të hyjë në zonë nga e majta, Sota e bllokon me shumë eksperiencë duke larguar rrezikun.

1’ Nis takimi në “Elbasan Arena”.

FORMACIONET ZYRTARE

Elbasani: Totoshi; Kasa, Azemoviç, Musta, Lila, Manellari, Abas, Boje, Ze Gomesh, Lukili, Lajthia

Trajner: Ivan Gvozdenoviç

Egnatia: Tandilashvili; Alijev, Xhemajli, Poçi, Sota, Fangaj, Aleksi, Fernando, Selmani, Gruda, Bakajoko

Trajner: Julian Brahja

PANORAMASPORT.AL