VIDEO/ Rasti i rrallë, Elbasani i del në mbrojtje Hamitit! Tregon provat: Asnjë nga Partizani nuk…
Elbasani u kualifikua dje për në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë, pasi mposhti Partizanin me rezultatin 1-3 te stadiumi i “Arena e Demave”. Një penallti e kontestuar nga të kuqtë në fundin e takimit, solli kualifikimin e verdhebluve.

Partizani reagoi zyrtarisht kundër, për penalltinë që Eldorjan Hamiti akordoi. Po ashtu të kuqtë kishin pretendime edhe për një penallti në favor, sapo kishte fituar koha “extra time”.
Rasti i rrallë në Shqipëri vjen sot. Elbasani del zyrtarisht në mbrojtje të gjyqtarit Hamiti, duke iu kundërvënë Partizanit. Sipas verdhebluve, te episodi në fjalë asnjë nga lojtarët e Partizanit nuk reagoi pasi penalltia ishte e dukshme.
Postimi i Elbasanit:
Reagim
Në ndeshjen e djeshme ndaj FK Partizani Tirana pati disa episode që meritojnë një analizë të qartë.
Penalltia e akorduar në favor të skuadrës sonë ishte një vendim i drejtë, pasi kontakti ndaj lojtarit tonë brenda zonës ishte i dukshëm dhe në përputhje me rregullat e lojës.
Çdo diskutim për këtë episod është i panevojshëm, pasi situata është e qartë dhe nese shikoni videon e plote asnje nga lojtaret e Partizanit nuk reagon pasi penalltia ishte e dukshme per te gjithe ata qe ishin prane aksionit..
AF Elbasani do të vazhdojë të mbrojë interesat e klubit dhe të lojtarëve të saj, duke kërkuar gjithmonë drejtësi dhe respekt për rregullat e lojës.
Pamjet e publikuara: (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













