Postuar: Tetor 4, 2025 | 23:23
VIDEO/ Plas në “Loro Boriçi”! Tifozët e Elbasanit thyejnë stolat, situatë e pazakontë ndaj Vllaznisë
Sfida mes Vllaznisë dhe Elbasanit është shoqëruar me incidente në shkallët e stadiumit “Loro Boriçi”. Tifozët verdheblu kanë thyer disa stola, të cilat janë hedhur më pas në pistën e stadiumit.

Pamjet janë siguruar nga “Panorama Sport”, ndërsa nuk dihet akoma shkaku. Të dyja tifozeritë njihen për marrëdhëniet e mira bashkë, ndërsa nuk kanë pasur më parë incidente dhe madje kanë ndarë tribunën.
Vllaznia e Edi Martinit e fitoi 1 me 0 ndeshjen ndaj Elbasanit, ndërsa vendosi goli i Jagos në pjesën e parë. Pas gjashtë javësh në Superiore, kuqeblutë numërojnë 2 pikë më tepër se skuadra e Ivan Gvozdenoviç.
Pamjet e siguruara nga “Panorama Sport”: (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













