VIDEO/ “Paqe” mes “luftës” në kryeqytet, Dinamo dhe Elbasani ndajnë pikët në “Air Albania”
Dinamo dhe Elbasani kanë ndarë pikët në një barazim 1-1 në “Air Albania”, pas një sfide shumë të luftuar mes dy skuadrave.

Sfida ka qenë e hapur mes dy skuadrave, me dinamovitët të cilët kërkuan më me ngulm golin në startin e duelit, por me Elbasanin që e gjeti atë me Tsague me rastin e parë të mirëfilltë për shënim.
Më pas ishin blutë ata që barazuan me penallti, teksa edhe krijuan më shumë raste në vijimin e sfidës ku ekipet nuk u kursyen me një luftë të ashpër sportive e shoqëruar me karton të verdhë.
Në fund, ekipet u desh të kënaqën me nga një pikë në këtë duel, duke qenë ende brenda objektivave të tyre në këtë edicion.
DINAMO-ELBASANI 1-1
43′ (p) Bregu / 34′ Tsague
NGJARJET KRYESORE
90’+4’ Mbyllet ndeshja me barazimin 1-1.
90′ Jepen 4 minuta shtesë.
88’ Koma, Lorran dhe Xhejms hyjnë në fushë në vend të Qeëfaliajt, Vilës dhe Nezirit te Dinamo. Ndërsa Ibraimi merr vendin e Loukilit te Elbasani.
86’ Qardaku hyn i vetëm në zonë dhe rrëzohet nga Janaçek, gjyqtari bën shenjë për penallti ndërsa anësori për pozicion jashtë loje. Në fund qëndron vendimi i vijërojtësit, pas konfirmimit nga VAR-i. (VIDEO)
78’ Qardaku merr vendin e Nani në radhët e Dinamos.
77’ Edhe Ferruku i shtohet listës së lojtarëve të ndëshkuar me karton të verdhë.
76’ A. Kasa dhe Ben Shimon hyjnë në fushë në vend të Manellarit dhe Tsague.
73’ Maliqi harkon në zonë nga e djathta, askush nuk devijon para katërkëndorit të Janaçek. (VIDEO)
72’ Diallo pason për Tsague i cili gjuan shumë keq nga jashtë zonës pa gjetur portën.
70’ Aksion me shumë pasime i bluve, që finalizohet me një gjuajtje të gabuar të Nani i cili fluturon topin larg katërkëndorit.
69’ Lajthia merr vendin e Qoses në radhët e Elbasanit.
68’ Tsague ndëshkohet me të verdhë pas një faulli ndaj Beqjes.
66’ Bregu harkon një goditje këndi, Maliqi devijon me kokë pa gjetur katërkëndorin. (VIDEO)
62’ Loukili ndëshkohet me të verdhë pas një faulli ndaj Vilës.
60’ Përplasje të shumta në zonë në goditje këndi me rrëzime të njëpasnjëshme të lojtarëve, në fund janë Olberkis e Qefaliaj të cilët ndëshkohen me të verdhë.
59’ Verdheblutë i afrohen golit në zhvillimin e një goditje nga këndi, pas devijimit të Olberkis, por Teja devijon sferën në këndore. (VIDEO)
57’ Diallo shfaqet rrezikshëm në të djathtën, gjuajtja e tij ndalet nga Neziri. (VIDEO)
54’ Edhe Aliji ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj Tsague. (VIDEO)
47’ Bregu ndëshkohet në mënyrë të pazakontë me karton të verdhë për një simulim jashtë zonës. (VIDEO)
46’ Nis pjesa e dytë e ndeshjes.
45’+4’ Mbyllet pjesa e parë me barazimin 1-1.
45’+3’ Manellari harkon për Tsague i cili gjuan por gjen Teqjen në pozicion.
45’ Jepen 3 minuta shtesë.
44’ Tjetër aksion me kombinim mes Ferrukut dhe Bregut, gjuajtja e këtij të fundit ndalet nga Janaçek.
43’ GOOOL DINAMO! Shënon Bregu me penallti. (VIDEO)
40’ Penallti për Dinamon! Pas një harkimi në zonë, Janaçek godet me grusht Ferrukun në dalje në ajër dhe gjyqtari nuk heziton. (VIDEO)
37’ Diallo del mirë në sulm në anën tjetër, por tentativa e tij përballë Teqjes është e lehtë dhe portieri kontrollon.
36’ Zbritje e shpejtë e bluve me Ferrukun, gjuajtja e këtij të fundit është plotësisht e gabuar dhe shkon jashtë. (VIDEO)
34’ GOOOL ELBASANI! Aksion i mirë i Loukilit nga e majta, pasimi i tij në shtyllën e dytë gjen Tsague i cili shënon me lehtësi dhe i jep avantazhin skuadrës. (VIDEO)
31’ Bregu gjuan nga distanca, sfera shkon jashtë portës së Janaçek. (VIDEO)
27’ Manellari ndëshkohet me karton të verdhë pas një mbajtje ndaj Nani.
21’ Nani nga e djathta gjen hapësirë për të gjuajtur, por fluturon sferën jashtë katërkëndorit. (VIDEO)
20’ Qefalija ekzekuton një goditje dënimi, sfera shkon jashtë, jo shumë larg portës së Janaçek. (VIDEO)
17’ Vila rrëzohet në zonë pas një kontakti me Mustën, gjyqtari lë lojën të vazhdojë. (VIDEO)
16’ B. Berisha del i dëmtuar, duke i lënë vendin Ferrukut.
15’ Fillon të dalë para edhe Elbasani, me anë të Diallo i cili shfaqet disa herë rrezikshëm në zonën e bluve.
12’ Goditje dënimi e Dinamos e ekzekutuar nga Bregu i cili pason për Qefaliajn. Gjuajtja e mesfushorit në hyrje të zonës kalon mbi traversë. (VIDEO)
8’ Qefalija nis një top në thellësi për Nani, Janaçek kupton gjithçka.
3’ Një harkim në zonë gjen Vilën i cili gjuan me kokë, shumë larg portës së Elbasanit.
1’ Diallo harkon menjëherë rrezikshëm në zonën e bluve, mbrojtja largon rrezikun.
1’ Nis dueli në “Air Albania”.
FORMACIONET ZYRTARE
DINAMO: Teqja, Ferreira, Aliji, Neziri, Maliqi, Beqja, Qefalija, Nani, Bregu, B. Berisha, Vila.
Trajner: Ilir Daja
ELBASANI: Janaçek, Olberkis, Azemoviç, Lila, Musta, Manellari, Qose, Ibrahim, Loukili, Diallo, Tsague.
Trajner: Ivan Gvozdenoviç
PANORAMASPORT.AL













