VIDEO/ Muçi tund rrjetën, por gjyqtari i prish festën! Futbollisti i Kombëtares flirton me supergolin te Trabzonspori
Ernest Muçi vijon të spikasë me Trabzonsporin. Me pak fat futbollisti i Kombëtares mund të shënonte falë dy rasteve, ndërsa pjesa e parë e ndeshjes së Kupës me Fetijespor u mbyll pa gola.

Rasti i parë ishte direkt nga një goditje dënimi. Po regjistrohej minuta e 27-të, kur provoi menjëherë portën nga një distancë e konsiderueshme. Portieri rival u shfaq i mposhtur duke mos lëvizur nga vendi, megjithatë topi përfundoi jashtë.
Muçi e tundi rrjetën në minutën e 40-të. Pas një pasimi perfekt në zonë, mesfushori me tipare sulmuese nuk gaboi përballë portierit. Gjyqtari prishi menjëherë festën, pasi anësori sinjalizoi për një pozicion jashtë loje të dukshëm.
Goditja e dënimit ku Muçi flirtoi me një supergol: (VIDEO)
Goli i anuluar: (VIDEO)
Lexo edhe: VIDEO/ Ernest Muçi nuk është normal, shikoni supergolin e radhës nga lojtari që i mungon Kombëtares
EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL













