VIDEO/ Milinkoviç e zëvendësoi gjatë pjesës së parë, lojtari i Partizanit del duke qarë nga fusha e lojës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 3, 2025 | 20:03

VIDEO/ Milinkoviç e zëvendësoi gjatë pjesës së parë, lojtari i Partizanit del duke qarë nga fusha e lojës

Goli i dytë i Tiranës në derbi, ishte një goditje e rëndë për Partizanin dhe trajneri Milinkovicc vendosi të ndryshonte menjëherë skemë për të ringjallur lojën e ekipit të tij me dy lojtarë në qendër të reparti të avancuar.

bandicam 2025-10-03 20-02-54-154

Ai vendosi të hidhte në fushë Skukën që në minutën e 40 dhe për t’i bërë vend atij, nxori nga loja të riun Qokthi të cilin e kishte rreshtuar sot përsëri mes titullarëve.

Një vendim i cili padyshim ka tronditur djaloshin e ri, i cili doli në anën përballë të fushës dukshëm i mërzitur dhe nuk mund të mbante lotët teksa kthehej në pankinë për të ndjekur pjesën e mbetur të ndeshjes me shokët e skuadrës.

SHIH VIDEON

ERJON ALLARAJ – PANORAMASPORT.AL