VIDEO/ Më shumë kartonë të kuq se gola, Teutës i mjafton një gjuajtje në portë për të mposhtur Dinamon në ndeshjen e prapambetur
Teuta ka dhënë një tjetër provë të “ringjalljes” së saj teksa ka marrë një fitore shumë të rëndësishme përballë pretendentëve të Dinamos në ndeshjen e prapambetur të javës së parë mes dy skuadrave.

E sotmja ishte një ndeshje e hapur mes ekipeve në startin e saj, por me Dinamon që mori kontrollin e plotë, sidomos pasi durrsakët mbetëm me 10 futbollistë pas kartonit të kuq të shpejtë të Vidal. Gjithsesi, ishin vendasit të cilët goditën në zhvillimin e një goditje nga këndi duke gjetur avantazhin me Kotobellin e më pas u mbrojtën me rregull.
Dinamo provoi në çdo mënyrë që të gjente barazimin, duke rrezikuar disa herë Selmanin, por pa sukses. E njëjta tablo vazhdoi edhe kur Jorgji baraspeshoi forcat në fushë me kartonin e kuq për Nanin, pasi Dinamo vijoi sulmet. Por ata deri në minutën e fundit nuk prodhuan një gol, duke bërë që sfida të mbyllej me suksesin 1-0 për Teutën që bën hapa para në renditje.
TEUTA 1-0 DINAMO
23′ Kotobelli
NGJARJET KRYESORE
90’+7’ Mbyllet ndeshja me fitoren 1-0 të Teutës.
90’+7’ Harkim i Xhejms në zonë nga e djathta, Qardaku gjuan me kokë por çon topin jashtë. (VIDEO)
90’+3’ Bregu nis Xhejms nga e djathta, pasimi i tij në qendër devijohet në mënyrë të pabesueshme jashtë me kokë nga H. Berisha. (VIDEO)
90’ Një goditje dënimi e Bregut i jep mundësinë për kundërsulm vendasve me Beshirajn, por ai nuk ia del të pasojë për Fadairon i cili po shkonte i vetëm drejt portës. (VIDEO)
88’ Pas një goditje dënimi të Bregut, Votlai devijon por çon sferën drejt portës ku vetëm traversa shmang autogolin. (VIDEO)
83’ Fadairo merr vendin e Jakub në radhët e Teutës.
80’ Qefalija, Meksi dhe Vila i bëjnë vend në fushë Ferrukut, Xhejms dhe H. Berishës te Dinamo.
78’ Pas një goditje dënimi, topi shkon te Neziri i cili gjuan me forcë, por pa gjetur portën. (VIDEO)
77’ Beshiraj në pozicion ballor lëshon në gjuajtje të fortë, por është shumë lart mbi portën e Teqjes.
74’ Një goditje dënimi e harkuar në zonën e Teutës krijon panik para Selmanit dhe Votlai heq sferën para se të kalojë vijën fatale. Jorgji ndal gjithçka për faull në sulm të Vilës. (VIDEO)
72’ Edhe Jakub ndëshkohet me karton të verdhë.
71’ Neziri harkon nga e majta në zonë, Selmani del dhe grushton sferën duke larguar rrezikun.
70’ Beshiraj merr vendin e Zelës në radhët e Teutës.
65’ Votlai dhe Vila hyjnë në lojë në vend të Tolit dhe Boçit në radhët e Teutës.
64’ Qardaku bën një ndërhyrje ndaj Dokës për të ndalur një kundërsulm, gjyqtari lë lojën të vazhdojë. Aksioni vazhdon dhe Përgjoni shfaqet në zonën dinamovite por aty ndalet nga Berisha. Qardaku më pas ndëshkohet me të verdhë nga Jorgji. (VIDEO)
57’ Barazohet numri i lojtarëve në fushë, pasi Jorgji i nxjerr kartonin e kuq direkt Nanit pas një faulli ndaj Përgjonit. (VIDEO)
56’ Qefalija nis një pasim perfekt te Bregu i cili del para Selmanit, por ndalet nga portieri (VIDEO)
55’ Toli ndëshkohet me karton të verdhë.
54’ Pas një goditje dënimi të Tolit, Zhongo me kokë gjuan por gjen përgjigjen e Teqjes. (VIDEO)
47’ Berisha ndëshkohet menjëherë me karton të verdhë.
46’ Pjesa e dytë nis me B. Berishën në vend të Karamba.
45’+4’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 1-0 të Teutës.
45’+2’ Qefalija ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj Tolit.
45′ Jepen 4 minuta shtesë.
40’ Nani shmang mbrojtjen dhe del i vetëm para Selmanit, portieri frenon përsëri sulmuesin e dinamovitëve. (VIDEO)
32’ Mrekulli e dyfishtë e Selmanit i cili ndal fillimisht një gjuajtje të Bregut nga distanca e më pas një të Vilës në të majtën e sulmit. (VIDEO)
30’ Qardaku merr vendin e Gudiabit në radhët e Dinamos.
23’ GOOOL TEUTA! Në zhvillimin e një goditje nga këndi, Jakub gjuan nga jashtë zonës, Teqja ndal sferën por ajo përfundon në këmbët e Kotobellit i cili shtyn topin në rrjetë. (VIDEO)
16’ Karton i kuq direkt për Vidal të Teutës, pas një ndërhyrje të rëndë ndaj Qefaliajt. (VIDEO) (VIDEO)
14’ Toli rrezikon me një goditje dënimi ballore, sfera shkon jashtë ngjitur me shtyllën. (VIDEO)
13’ Gudiabi është lojtari i parë i ndëshkuar me të verdhë.
7’ Jakub nis Maçollin në të majtën, ai arrin fundoren por pastaj frenohet nga mbrojtja e bluve që rimerr topin.
5’ Bregu harkon një goditje këndi në zonën e Teutës, por mbrojtja durrsake ia del të largojë rrezikun.
1′ Nis ndeshja në stadiumin “Niko Dovana”.
FORMACIONET ZYRTARE
Teuta: Selmani; Zhongo, Maçolli, Vidal, Boçi, Gonzales, Kotobelli, Doka, Përgjoni, Myszor, Toli
Trajner: Enkelejd Dobi
Dinamo: Teqja; Bakari, Vila, Bregu, Karamba, Nani, Qefalija, Dita, Meksi, Loran, Neziri
Trajner: Ilir Daja
PANORAMASPORT.AL













