VIDEO/ Kryeqyteti mbetet bardheblu, Tirana mund me lehtësi Partizanin dhe del nga kriza në derbin e hallexhinjve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 3, 2025 | 23:38

VIDEO/ Kryeqyteti mbetet bardheblu, Tirana mund me lehtësi Partizanin dhe del nga kriza në derbin e hallexhinjve

Tirana ka fituar derbin e hallexhinjve, siç është etiketuar këtë radhë ndeshja simbol e kryeqytetit kundër Partizanit, dhe e ka bërë shumë më lehtësisht se sa pritej përballë një Partizani që nuk jep shenja reagimi.

tirana derbi

Bardheblutë ia dolën të fitonin duke u treguar shumë cinikë, teksa shfrytëzuan maksimalisht çdo gabim të prapavijës së Partizanit duke shënuar dy herë në pjesën e parë. Dhe falë mungesës së kundërpërgjigjes nga të kuqtë, pavarësisht ndryshimeve të Milinkoviç, gjeti edhe golin e tretë në fraksionin e dytë të lojës.

Nga ana tjetër, porta e Tiranës u vu rrallëherë në rrezik dhe ajo mori këto tre pikë shumë më lehtësisht se sa mendohej në një ndeshje që duhej të ishte për “jetë a vdekje” mes dy skuadrave që lëngonin në zonën e ftohtë të klasifikimit.

PARTIZANI-TIRANA 0-3
19′ Falaje, 31′ (p) Patsatsia, 73′ Tabeku

NGJARJET KRYESORE

90’+3’ Mbyllet ndeshja me fitoren 3-0 të Tiranës.

90’ Jepen 3 minuta shtesë.

87’ Haxhiu harkon në zonë për Tabeku, gjuajtja me kokë e sulmuesit shkon në duart e Qirkos. (VIDEO)

82’ Haxhiu gjuan direkt në portë një goditje dënimi nga e majta e sulmit, Qirko kontrollon pa probleme. (VIDEO)

75’ Toma hyn në fushë në vend të Hjumen në radhët e Partizanit.

73’ GOOOL TIRANA! Ismajli nxjerr mirë Tabeku para Qirkos dhe ai nuk gabon, duke shënuar golin e tretë për bardheblutë. (VIDEO)

73’ Dembele dhe Ismajli hyjnë në fushë në vend të Falaje dhe Lleshit.

68’ Marku nga e djathta harkon në zonë ku gjen Da Silvan, kthesa e tij është e befasishme por gjuajtja ndalet nga Tafas i vëmendshëm. (VIDEO)

67’ Patsatsia i lë vendin Rafael në radhët e Tiranës.

63’ Da Silva merr vendin e Kotes te Partizani.

60’ Vogli ka mundësinë të mbyllë ndeshjen pas një pasimi të mirë në zonë, por nuk ia del të gjuajë i vetëm para Qirkos. (VIDEO)

59’ Rrëzohen në zonën bardheblu njëkohësisht Soler dhe Skuka pas një kontakti, gjyqtari akordon faull në sulm. (VIDEO)

53’ Skuka krijon hapësirë para zonës dhe gjuan, por tentativa e tij bllokohet nga mbrojtësit.

49’ Fernandez ka mundësinë të dalë në sulm nga e majta i vetëm me një kundërzbritje të shpejtë, gjuajtja e tij ndalet nga Qirko.

48’ Garsia niset drejt zonës, por as nuk pason e as nuk gjuan, duke shpërdoruar një moment të mirë të ekipit.

46’ Pjesa e dytë nis me zëvendësim të dyfishtë te Partizani, pasi largohen Hoxha dhe Ndreka të dëmtuar, për t’i bërë vend Qirkos dhe Bytyçit.

45’+3’ Mbyllet pjesa e parë me shifrat 2-0 për Tiranën.

45’+3’ Skuka gjuan vetë goditjen e dënimit, sfera kalon mbi traversë. (VIDEO)

45′ Jepen 2 minuta shtesë.

45’ Skuka, shumë aktiv që në minutat e parë në fushë, fiton një faull në një pozicion të favorshëm ballor pranë zonës.

43’ Skuka i sapofutur harkon rrezikshëm në zonë, por sfera nuk devijohet nga lojtarët e tjerë të repartit të avancuar.

41’ Milinkoviç nuk humb kohë dhe hedh në sulm Skukën në vend të Qokthit.

39’ Një tjetër moment pasigurie në zonë thuajse sjell një gol fotokopje nga Falaje, por këtë radhë Hoxha devijon dhe kontrollon sferën. (VIDEO)

33’ Momente tensioni pas golit bardheblu, në fund e pëson portieri Tafas me një karton të verdhë. (VIDEO)

31’ GOOOL TIRANA! Shënon Patsatsia me penallti. (VIDEO)

29’ Penallti për Tiranën! Fernandez i ik topi nga këmbët në të djathtën, sfera shkon te Patatsia i cili rrëzohet pas njw shtyrje të Markut. Hamiti bën shenjë nga pika e bardhë. (VIDEO)

28’ Top në thellësi i Hjumen për Garsian, Tafas kupton gjithçka dhe mbërthen sferën.

25’ Marku ndëshkohet me të verdhë për faull ndaj Fernandez, ndërsa vetë futbollisti i bardhebluve merr të verdhë gjithashtu pasi kërkoi karton për kundërshtarin.

22’ Kote provon nga jashtë zonës, goditja është qendrore dhe shkon në duart e Tafas.

19’ GOOOL TIRANA! Top i gjatë i Soler i cili gjen Falaje në zonë, gjuajtja me kokë e sulmuesit mes mbrojtësve dhe dalja e gabuar e Hoxhës bën që sfera të shkojë në rrjetë. (VIDEO)

11’ Hjuman harkon në zonë një goditje dënimi, Soler largon rrezikun para katërkëndorit bardheblu.

8’ Atanaskoski harkon një top të gjatë në zonë, drejt e në duart e portierit Tafas.

7’ Garsia harkon një top në zonë për Bintsuka i cili devijon me kokë, por gjen Tafas të vëmendshëm në pozicion.

3’ Keqkuptim në prapavijën e bardhebluve, por Garsia nuk përfiton dhe sfera shkon te Tafas.

1′ Nis dueli në “Air Albania”

FORMACIONET ZYRTARE

PARTIZANI: Hoxha, Preka, Janjeva, Marku, Atanaskoski, Ismaili, Kote, Hjumen, Garsia, Qokthi, Bintsuka.
Trajner: Mlladen Milinkoviç

TIRANA: Tafas, Valerianos, Lleshi, Soler, Vera, Fernandez, Haxhiu, Falaje, Vogli, Patsatsia, Tabeku.
Trajner: Roberto Bordin

Gjyqtar: Eldorian Hamitaj

PANORAMASPORT.AL