VIDEO/ Kampion me Egnatian, mesfushori u kthye te klubi që la për rrogozhinasit dhe shënon që në ndeshjen e parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 3, 2025 | 18:46

VIDEO/ Kampion me Egnatian, mesfushori u kthye te klubi që la për rrogozhinasit dhe shënon që në ndeshjen e parë

Alesandro Ahmetaj ka vendosur të kthehet përsëri në Slloveni, te klubi i ND Gorica, pas eksperiencës trevjeçare në futbollin shqiptar.

hgfhfghgfghfhg

Ai kishte lënë skuadrën sllovene për t’u bashkuar me Egnatian me të cilën u shpall kampion, ndërsa më pas veshi edhe fanellën e Flamurtarit në rrugëtimin e vlonjatëve drejt Superiores. Por tani Ahmetaj është kthyer të riveshë fanellën e klubit në Slloveni dhe ka lënë shenjë që në ndeshjen e tij të parë atje në kategorinë e dytë sllovene.

Ai gjeti rrjetën në pjesën e dytë të ndeshjes ndaj Bistrica, që u mbyll me shifrat 2-2.

SHIH VIDEON

Protagonist në këtë sfidë u bë edhe një tjetër lojtar i transferuar këto ditë nga futbolli shqiptar te ND Gorica, Silvio Vokrri, por me një karton të kuq të marrë në minutat e fundit.

PANORAMASPORT.AL