VIDEO/ “Hakmarrja” e Lacios, skuadra e Sarrit eliminon Milanin nga Kupa e Italisë
Lazio merr revanshin pas humbjes së pësuar në kampionat dhe fluturon në çerekfinalet e Kupës së Italisë duke mposhtur Milanin në “Olimpico” me rezultatin 1 me 0 falw golit tw Zakanjit. Skuadra e Alegrit, krahasuar me të shtunën e kaluar, u duk e ngurtë dhe e pasaktë, e paaftë të ndërtojë raste në minutat e para, ndërsa ajo e kryeqytetit krijon që në pjesën e parë një rast të artë për gol.

Në pjesën e dytë Alegri përpiqet të zgjojë skuadrën dhe Nkunku zëvendëson pas pak minutash një Saelemaekers të lodhur. Skuadrat zgjaten në fushë, edhe për shkak të lodhjes, kështu që rastet vijnë nga të dyja palët: Leao gabon para portës në minutën e 71-të, pas një topi të shkëlqyer të hedhur nga Jashari dhe një pasimi nga e majta i Estupinan.
Pika e kthesës së ndeshjes vjen në minutën e 81-të: Tavares ekzekuton një goditje këndi perfekte dhe Zakanji, me një kthesë me kokë si një qendërsulmues i vërtetë (dhe jo si lojtar krahu), mposht Menja për 1-0, rezultat që vendos ndeshjen. Në fund Alegri fut në lojë Modriç për Jashari, por Lacio menaxhon avantazhin deri në fishkellimën e trefishtë finale, duke siguruar me meritë kalimin në çerekfinale. Kryeqytetasit do të përballen me Bolonja e Italianos.
FT: LACIO-MILAN 1-0
Zakanji 80′
GOLI I ZAKANJIT: VIDEO
FORMACIONET ZYRTARE
Lacio(4-3-3): Mandas; Marusiç, Gila, Romanjoli, Pelegrini; Genduzi, Veçino, Baiç; Isaksen, Kastejanos, Zakanji
Trajner: Mauricio Sarri
Milani(3-5-2): Menja; Tomori, De Uinter, Pavloviç; Saelmakers, Riçi, Jashari, Rabiot, Estupinan; Loftus-Çik, Leao
Trajner: Masimiliano Alegri
PANORAMASPORT.AL













