Postuar: Dhjetor 20, 2025 | 23:57
VIDEO/ Festë e çmendur e Brojës, goli i tij i parë vjen në mënyrën e pazakontë në Premier Ligë
Armando Broja ka shënuar gol në minutën e 90-të për Bërnlin. Sulmuesi i Kombëtares u fut nga stoli ndaj Bërnmuth, për të vendosur baraspeshën.

Goli i Brojës ishte i pazakontë për të, pasi si rrallë herë prej tij erdhi pas një goditje me kokë. Festa ishte e çmendur për të gjithë te Bërnli.
Ndeshja u mbyll me barazim 1 me 1, ndërsa ishte Broja që nxori nga kriza Bërnlin. Ekipi anglez e luante ndeshjen e javës së 17-të me kujtimin e shtatë humbjeve radhazi.
Vetë Broja u aktivizua në minutën e 65-të. Moment mjaft i veçantë për sulmuesin e Kombëtares, ndërsa goli në Angli mungonte prej dy vitesh.
Goli i Brojës: (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













