VIDEO/ Dështim absolut në Superiore këtë sezon, sulmuesi shënon gol që në ndeshjen e dytë me klubin e ri
Kampionati shqiptar prej vitesh sheh qarkullimin e vazhdueshëm të futbollistëve të huaj që vijën në vendin tonë dhe largohen pa lënë shenjë. Por me raste ndodh që sapo transferohen jashtë, disa prej tyre bëhen vendimtare me skuadrat e reja në të cilat luajnë.

I tillë është edhe rasti i peruanit Sebastian Gonzalez Zela. Futbollisti iu bashkua gjatë verës skuadrës së Teutës, me shpresën që të bëhej protagonisti i lojës së durrsakëve.
Por në 12 ndeshje në Superiore me këtë ekip, bilanci i tij ishte i 0 golave dhe në merkaton e dimrit, palët vendosën të ndajnë rrugët. Ai u transferua në radhët e Inter Toronto në Premier Ligën Kanadeze, e cila ka pak javë që ka filluar.
Zela u bë menjëherë protagonist, duke shënuar që në ndeshjen e tij të dytë në fushën e lojës, për t’i dhënë suksesin 1-0 ekipit ndaj Pacific FC.
SHIH VIDEON
PANORAMASPORT.AL













