VIDEO/ Aspak mëshirë! Fitimi i kampionatit: Egnatia tallet keq me Elbasanin, Vllazninë, Dinamon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 1, 2026 | 9:32

VIDEO/ Aspak mëshirë! Fitimi i kampionatit: Egnatia tallet keq me Elbasanin, Vllazninë, Dinamon

Egnatia i surprizoi të gjithë në “Final Four” duke fituar të treja ndeshjet për tu shpallur kampione për herë të tretë radhazi.bandicam 2026-06-01 09-22-47-124Duke qenë se e nisën në vendin e tretë këtë “luftë”, shumë pak e besonin se do të ishin rrogozhinasit ata që do të triumfonin edhe këtë edicion.

Ditën e sotme në profilin zyrtar të klubit është shpërndarë një video tallëse e cila ka bërë bujën në rrjet. Momenti kur një luan niset drejt disa njerëzve, dhe kur këta të fundit i heqin maskën del një qen. Rrogozhinasit i kanë vendosur qenit stemat e Vllaznisë, Elbasanit dhe Dinamos, ndërsa stemën e tyre ua kanë vendosur njerëzve që e frenojnë.

Këtë video e kanë shoqëruar me mbishkrimin: Mirëmëngjesi 🙂 (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL