U promovuan disa lojtarë, tashmë konsiderohen si asete te Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 7, 2026 | 16:00

U promovuan disa lojtarë, tashmë konsiderohen si asete te Partizani

Kur analizohet sezoni i Partizanit, vëmendja e parë shkon te renditja përfundimtare. Vendi i pestë në kampionat dhe mungesa në “Final Four” janë tregues që e vendosin automatikisht këtë edicion mes atyre që nuk arritën objektivat e vendosur në fillim të rrugëtimit. Megjithatë, për të kuptuar plotësisht atë që ndodhi gjatë sezonit 2025- 2026, duhet parë edhe përtej tabelës së klasifi kimit. Partizani kaloi një kampionat të mbushur me situata të ndryshme, ku shpeshherë rrethanat ndikuan po aq sa edhe rezultatet. Sezoni nisi me Mladen Milenkoviç në pankinë, por aventura e teknikut serb zgjati vetëm gjashtë javë.

Partizani

Rezultatet e dobëta sollën ndryshimin e parë të rëndësishëm, ndërsa më pas drejtimin e ekipit e mori Oltijon Kërnaja. Me ardhjen e tij, skuadra reagoi dhe arriti të rikthehej gradualisht në garë. Partizani gjeti më shumë stabilitet në lojë dhe rezultatet nisën të përmirësoheshin. Pikërisht gjatë fazës së dytë dhe të tretë u pa edhe periudha më e mirë e sezonit për të kuqtë. Në atë moment, skuadra jo vetëm që u afrua me zonën e “Final Four”, por krijoi përshtypjen se mund të mbyllte kampionatin mes ekipeve pretendente për titullin kampion. Megjithatë, sezoni nuk u zhvillua në vijë të drejtë dhe vështirësitë nuk munguan.

Një nga problemet më të mëdha ishte numri i lartë i dëmtimeve. Futbollistë të rëndësishëm si Marcelino Preka, Albion Marku, Xhuljano Skuka, Albers Keko, Arafat Dumbia apo David Atanaskoski munguan në periudha të ndryshme. Kjo ndikoi drejtpërdrejt në vazhdimësinë e formacionit dhe në mundësinë për të krijuar një bërthamë të qëndrueshme gjatë gjithë kampionatit. Pikërisht këto mungesa bënë që Partizani të mos paraqitej asnjëherë me potencialin maksimal për një periudhë të gjatë. Në shumë ndeshje, stafi teknik u detyrua të ndryshonte zgjidhjet nga java në javë, duke kërkuar ekuilibër mes problemeve të momentit.

Megjithatë, sezoni solli edhe disa zhvillime pozitive që mund të shërbejnë si bazë për të ardhmen. Një prej meritave të periudhës së Oltijon Kërnajës ishte evidentimi dhe aktivizimi i disa futbollistëve që më pas fi tuan rol të rëndësishëm në skuadër. Mes tyre spikati Kontreras. Sulmuesi kolumbian, gjetje e teknikut Kërnaja, arriti të fi tonte besimin e stafi t teknik dhe të shndërrohej në një alternativë të vlefshme në repartin ofensiv. Golat dhe paraqitjet e tij në disa ndeshje i dhanë pikë të rëndësishme skuadrës dhe e vendosën mes zbulimeve të sezonit. Po ashtu, më shumë hapësira gjeti edhe Marjus Kola.

Futbollisti përfi toi nga periudha e dëmtimeve në skuadër dhe tregoi se mund të jetë një alternativë me perspektivë për sezonet në vazhdim sa i takon korsisë së djathtë të mbrojtjes. Një tjetër element që u konfi rmua ishte Rouan Human. Futbollisti zhvilloi një sezon me nivel të qëndrueshëm dhe në shumë ndeshje ishte ndër lojtarët që mbajti peshën e ekipit. Kontributi i tij u ndje si në aspektin taktik ashtu edhe në ritmin e lojës së skuadrës. Pozitive ishte edhe rikthimi në formë i Archange Dumbias. Edhe pse dëmtimet e penguan të kishte vazhdimësinë e dëshiruar, sa herë ishte në dispozicion ai tregoi rëndësinë që ka për mesfushën e Partizanit.

Prania e tij i dha ekipit më shumë forcë fi zike dhe ekuilibër në qendër të fushës. Përtej këtyre emrave, sezoni shërbeu edhe për rritjen e disa futbollistëve të rinj. Rrok Toma fi toi më shumë hapësira dhe e mbylli kampionatin si një nga lojtarët më të aktivizuar të ekipit. Paraqitjet e tij i siguruan edhe vazhdimësinë me Kombëtaren U-21, Ku është aktualisht i grumbulluar. Po ashtu, sezoni shërbeu për të konfirmuar rëndësinë e Pano Qirkos.

Portieri ishte një nga lojtarët më të qëndrueshëm të skuadrës dhe paraqitjet e tij u shpërblyen me grumbullimin në Kombëtaren A. Edhe merkatoja prodhoi elementë interesantë. Sekou Sidibe u shfaq si një nga afrimet më të goditura të janarit, ndërsa me shpejtësinë dhe karakteristikat e tij i dha ekipit një dimension tjetër në repartin ofensiv. Një tjetër aspekt që vlen të analizohet është fakti se diferenca mes performancës në shtëpi dhe asaj në transfertë nuk ishte shumë e madhe.

Kjo tregon se problemet e skuadrës nuk lidhen vetëm me një faktor të caktuar, por ishin më të shpërndara gjatë gjithë sezonit. Po ashtu, kampionati tregoi edhe rëndësinë që do të ketë sezoni i ardhshëm për projektin e klubit. Drejtuesit tashmë janë përballë nevojës për të rikthyer stabilitetin teknik dhe për të ndërtuar një skuadër me më shumë vazhdimësi. Në fund, renditja e vendit të pestë tregon vetëm një pjesë të historisë.

Përtej saj, sezoni i Partizanit ishte një kombinim mes periudhave pozitive, dëmtimeve të shumta, ndryshimeve në pankinë, rritjes së disa futbollistëve, zbulimit të elementëve të rinj dhe mungesës së vazhdimësisë në momentet vendimtare. Pikërisht për këtë arsye, analiza e këtij edicioni nuk mund të kufi zohet vetëm te pozicioni në tabelë. Sezoni i Partizanit përmban shumë elementë që shkojnë përtej renditjes dhe që do të kenë ndikim edhe në mënyrën se si klubi do të ndërtojë të ardhmen.

PANORAMASPORT.AL