U afrua me shumë bujë/ Pritet zhbllokimi i Lirim Kastratit te Vllaznia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2025 | 20:23

U afrua me shumë bujë/ Pritet zhbllokimi i Lirim Kastratit te Vllaznia

Te Vllaznia këtë sezon kanë formuar një nga sulmet më cilësore të kampionatit, ku golashënuesit më të mirë të kampionatit në dy sezonet e fundit, Bekim Balajt i janë bashkuar edhe dy emra me shumë cilësi. Fjala është për Lirim Kastratin dhe Çarls Bismark, dy futbollistë nga të cilët pritet shumë në radhët e shkodranëve.

lirim kastrati

Kjo edhe për sakrificën ekonomike që klubi ka bërë që dy elementë të tillë të jenë pjesë e skuadrës dhe nën urdhrat e trajnerit Martini gjatë këtij edicioni. Dhe sulmuesit kanë filluar të japin shenjat e para, me Bismark që ishte protagonist absolut në fitoren e fundit 4-1 të kuqebluve ndaj Partizanit. Ku ganezi përveç se shënoi golin e tij të parë me Vllazninë, ishte edhe fituesi i dy penalltive që u shndërruan në gol nga Balaj.

Duke treguar menjëherë se është përshtatur siç duhet me idetë e trajnerit, por edhe me shokët e ekipit. Tashmë në radhët e 9 herë kampionëve presin edhe rrjetën dhe zhbllokimin e Lirim Kastratit. I cili po ashtu po fiton formën më të mirë dhe po luan titullar nga ndeshja në ndeshje. Për 26-vjeçarin një “penalizim” për të qenë disi larg portës është skema 3-5-2 që aplikon Martini. Dhe në këtë mënyrë ish-futbollisti i Dinamos.

PANORAMASPORT.AL