Postuar: Mars 4, 2026 | 22:33
Tronditja nga Elbasani, Kërnaja akuzon rëndë te Partizani: Hamiti nuk pranon as…
Oltijon Kërnaja ka reaguar pas tronditjes që Partizani pësoi nga Elbasani. Të kuqtë u mposhtën nga verdheblutë me rezultatin 1-3 nga “Arena e Demave”, ndërsa eliminimi erdhi nga një penallti e dyshimtë.

Kërnaja ka shpërndarë pamjet duke akuzuar rëndë gjyqtarin Eldorjan Hamiti: “Krenar për djemtë ca dhanë në fushën e lojës. Sigurisht që ka vend për të përmirësuar. Penallti pa kontakt. Madje nuk pranon as VAR-in”.
Hamiti priti për një moment VAR-in pas vendimit në fushë, megjithatë nuk shkoi për ta rishikuar rastin. Ze Gomesh e mori përsipër penalltinë duke e kthyer në gol, për të dërguar Elbasanin në gjysmëfinalen e Kupës.
Postimi i Kërnajës: (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













