Transfertë masive në kryeqytet, Tirana ul çmimin e biletës për tifozët e Elbasanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 6, 2026 | 19:16

Transfertë masive në kryeqytet, Tirana ul çmimin e biletës për tifozët e Elbasanit

Tirana-Elbasani është një nga ndeshjet më interesante për javën 27 në Superiore. Ky takim është rezervuar për të dielën e 8 marsit, prej orës 15:00.

Screenshot 2026-03-06 191428

Tifozët verdheblu priten të shumtë drejt stadiumit “Selman Stërmasi”. Tirana ndërkohë ka caktuar çmime të arsyeshme për ta. Nëse më parë për të blerë një biletë në sektorin H duheshin 500 lekë, tashmë bileta mund të sigurohet me 300 lekë siç tregon klubi verdheblu. Vetë Tirana ndërkohë nuk ka publikuar listën e plotë me çmimet e biletave, për këtë takim që pritet me interes.

Elbasani është 5 pikë larg vendit të parë, që mbahet nga Vllaznia. Verdheblutë janë pretendentë seriozë për titullin kampion. Në anën tjetër ndodhet Tirana, që synon mbijetesën pasi mban vendin e parafundit.

*PËRDITËSIM I LAJMIT: 

Elbasani publikon njoftimin e ri ku tregon se çmimi rritet nga 300 në 500 lekë të reja. 

Njoftimi i ri:

Screenshot 2026-03-06 194730

Shembull nga ndeshje ku tifozët e Vllaznisë paguanin 500 lekë për biletën:

Screenshot 2026-03-06 191110

Posteri i parë për biletat:

Screenshot 2026-03-06 191524

PANORAMASPORT.AL