Trajneri i Elbasanit, Gvozdenoviç: Merkato e vështirë, na shihni në gusht
Skuadra e Elbasanit është nisur këtë të hënë drejt Greqisë, aty ku do të të zhvillojë fazën e dytë dhe më intensive të përgatitjeve për sezonin e ri në Kategorinë Superiore. Pas një periudhe parapërgatitore në Shqipëri, ku ekipi u fokusua më shumë në aspektin fizik dhe integrimin e afrimeve të reja, tani verdheblutë do të të zhvendosin punën në kushte më cilësore stërvitjeje, në një klimë dhe ambient më të qetë për përqendrim maksimal.

Trajneri Ivan Gvozdenoviç ka marrë me vete të gjithë kontingjentin e gatshëm, duke grumbulluar 27 futbollistë, që do të të punojnë gjatë ditëve në vijim për të ndërtuar identitetin taktik të ekipit. Lista përfshin lojtarë me përvojë në elitë, si: Emiljano Musta, Bruno Lulaj, Bledar Lila e Kristi Qose, por edhe futbollistë të rinj dhe të huaj që pritet të sjellin freski dhe cilësi në fushë.
MIQËSORET – Gjatë kësaj faze përgatitore, Elbasani do të të përballet me tri skuadra të rëndësishme në kuadër të testimeve miqësore. Fillimisht do të luhet përballja me Anorthosisin, një emër i njohur në arenën europiane. Më pas, verdheblutë do të kenë një tjetër sfidë ndaj Larisës, skuadër e kategorisë së dytë greke, e cila ka pretendime të larta për rikthim në elitë.
E fundit, por aspak më pak e rëndësishme, do të jetë ndeshja ndaj rekordmenëve të Shqipërisë, Tiranës, një test i vërtetë për të parë nivelin real të përgatitjes dhe konkurrueshmërisë. Këto përballje nuk kanë vetëm karakter fizik, por do t’i shërbejnë trajnerit për të eksperimentuar me skema dhe për të parë në aksion të gjithë lojtarët në situata loje. Pritet që formacioni bazë të nisë të marrë formë pas këtyre përballjeve.
GVOZDENOVIÇ – “Panorama Sport” pyeti teknikun Ivan Gvozdenoviç se çfarë presin tanimë nga kjo fazë përgatitore. Serbi pohoi se ka ardhur momenti që të punohet për të kristalizuar formacionin. ”Nga kjo fazë, presim të rregullojmë formacionin. Do të merremi me finesat se çfarë sistemi do të luajmë dhe lojtarët që ndoshta janë më afër formacionit do të të kenë më shumë minuta në dispozicion”, u shpreh tekniku elbasanas në lidhje me fazën përgatitore trejavore që do të të mbahet në Greqi.
Në lidhje me afrimet, ai e sheh grupin të plotësuar, por nuk mbyll asgjë për aq kohë sa merkatoja është e hapur. “Sa u përket afrimeve në merkato, janë të vështira, por nga ana tjetër ne e kemi bazën. Largime nuk kemi pasur dhe kuptohet që nuk mund të firmosim me shtatë lojtarë, sepse kemi organikë. Megjithatë, deri në fund të gushtit e kemi thënë që e gjitha është e hapur”, theksoi Gvozdenoviç në lidhje me merkaton.
VLADIMIR MEMA-PANORAMASPORT.AL













