Trajneri Daja ka dy dilema për rreshtimin, ja formacioni anti-Flamurtari
Dinamo do të përballet sot me Flamurtarin për ndeshjen e javës së gjashtë të Superiores.

Porta mbetet e paprekur, me Teqjen që ka zënë vend titullari, ndërkohë që në mbrojtje do të rikthehet Maliqi titullar në të djathtë, Dita e Aliji në qendër dhe Lorran nga e majta. Në mesfushë, Gudiabi është në balotazh me Beqën, por me shumë gjasa ky i fundit do të jetë në stol.
Qefalija dhe Karamba do të plotësojnë treshen e mesfushës, teksa Nani dhe Bregu do të jenë në sulm. Një tjetër dilemë për Dajën, është ajo mes Vilës e Guindos, por më i avantazhuar është Vila, pasi Guindos mund t’i duhet edhe pak kohë për të arritur formën e tij më të mirë fizike, pasi rikthehet nga një dëmtim që e mbajti jashtë për disa javë.
PANORAMASPORT.AL













